Advertisements

Kryeministri Haradinaj dhe KFOR-i: Situata në Kosovë – stabile

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’Addario, vlerësuan se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Siç njofton kabineti i kryeministrit të Kosovës, Haradinaj priti të hënën komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.

“Bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm”, thuhet në komunikatë.

Takimi i Haradinajt dhe D’Addarios u zhvillua pas një aksioni që realizoi Policia e Kosovës javën e kaluar në veri të Kosovës, duke arrestuar 19 zyrtarë policorë – në mesin e tyre: 11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë.

Të gjithë ata, që janë pezulluar nga detyra, dyshohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, krimit të organizuar, kontrabandës dhe marrje dhe dhënie të ryshfetit./rel

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close