Advertisements

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Veseli:Gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të guximshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli , thotë se ata që e dëmtojnë shtetin e kanë vendin në burg, pasi sipas tij, drejtësia do të flas për të gjithë. Ai thotë se prokurorët dhe gjyqtarët në vend e kanë pavarësinë më të madhe të mundshme, veçse duhet të kenë guxim më të madh dhe të marrin përgjegjësi.

Kadri Veseli flet për KosovaPress, në intervistën 45 minuta, ku ndër të tjera përgjigjet edhe për aferën e spitalit privat, ku është përmendur edhe emri i tij për fajde.

Sipas tij, do të merret vendim i drejtë dhe matrapazët, siç i quan ai, e kanë vendin në burg.

Sipas Veselit, një prej vlerave më të mëdha që ka Kosova është në pavarësinë që kanë prokurorët dhe gjyqtarët.

Ai thotë se kushtet u janë krijuar dhe i kanë më të mirat në Ballkan, veçse u duhet guxim dhe të marrin përgjegjësi.

“Politika gjithmonë, në çdo vend të botës institucion që të ketë një influencë, por dua të them që Kosova nuk bën përjashtim, kjo është minimale dhe duhet të minimalizohet edhe më shumë, por procedurat duhet të respektohen, lëndët nuk guxojnë të shkojnë në përmbarim se është e papërgjegjshme. Gjyqtarët dhe prokurorët të cilët qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin përgjegjësi”, thotë ai.

Sipas tij, Këshilli Gjyqësor e Prokurorial duhet t’i evidentojë saktësisht këto.

Veseli thotë se ka lëndë që parashtrohen në mënyrë të qëllimshme, duke kontribuar kështu në fshehje të krimit.

“Është e vërtetë që ka lëndë që parashkruhen në mënyrë të qëllimshme, dhe kjo është e dhimbshme, të cilat fshihen, të cilat janë fshehje e krimit. Janë përmendur shumë prej tyre, ka të tjera që nuk janë përmendur, përfshirë edhe këtë rastin e fundit në të cilin është tentuar të manipulohej, rastin e spitalit, aferës së spitalit, një skemë e mashtrimit, mashtrim mbi mashtrim, fajde mbi fajde, manipulim dhe në fund tentativë për njollosje dhe manipulim të opinionit publik, nuk shiten këto, çdo kush nga kjo botë do të del ashtu siç është”, thotë ai.

Javë më parë u publikua një video ku disa persona shihen të mirren me fajde, dhe thirren në emrin e Kadri Veselit.

Pas kësaj, Veseli përmes një konference për media kishte deklaruar se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse del diçka e vërtetë për të nga rasti i publikuar.

Gjithashtu, ai ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për siç ka thënë ai, keqpërdorim të emrit të tij nga një grup kriminal.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close