Advertisements
News and Magazine

Kryetari i Kuvendit ,Veseli pret në takim delegacionin franko-gjerman

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po zhvillon takim me një delegacion franko-gjerman që përbëhet nga zyrtarë të Parisit e Berlinit, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Parisit dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.

Bashkë me Kryeparlamentarin Kadri Veseli, në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit të dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Burime brenda takimit, bëjnë të ditur se Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë agjendë të qartë evropiane për Kosovën.

Veseli po ashtu ka kërkuar nga musafirët që Gjermani dhe Franca duhet të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranoj asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret. “Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. Madje më shumë se secili vend i rajonit. Tani është radha juaj që të merrni vendimin e duhur dhe qytetarëve tanë tu hiqen vizat”, ka thënë Veseli gjatë këtij takimi, tregon burimi brenda takimit. Ndërsa, duke folur për Samitin e Parisit i cili pritet të mbahet më 1 korrik, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se pret një udhëzues më të qartë pas Samitit të Parisit për të gjitha çështjet. “Çdo marrëveshje finale Kosovë-Serbi duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Nuk do të pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë takimit.

Gjatë takimit me delegacionin franko-gjerman, Kryeparlamentari Kadri Veeli ka folur edhe për iniciativën e tij formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. Ai ka thënë se mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë e masakruar nga forcat paramilitare të shtetit serb dhe edhe pas 20 vjetësh drejtësia nuk i ka gjykuar kriminelët. Andaj, siç mësohet nga burime brenda takimit, Kreu i Kuvendit ka thënë se Tribunali është i pashmangshëm dhe do të ndodhë, ndërsa ka theksuar se drejtësia vetëm sa i kontribuon paes së qëndrueshme mes dy popujve dhe Ballkanit Perëndimor.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close