Advertisements

Kryetari i PD-së, Basha: “U njoha me akuzën që s’është akuzë , nuk ka asnjë rus të vetëm”

ATSH/ – Pasi refuzoi të hënën fletëthirrjen e Prokurorisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka paraprirë shoqërimit me forcë duke u paraqitur sot vetë në organin e akuzës së kryeqytetit për t’u njohur zyrtarisht me akuza si i pandehur për dosjen e lobimit rus në SHBA në fushatën e zgjedhjeve të 2017.

Pas daljes nga prokuroria, Basha tha për gazetarët se “u njoha me akuzën që s’është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë. Pra, është një akuzë e formuluar me një qëndrim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet”.

Sipas tij, “dosjen u thashë të ma vënë në dispozicion sot, se s’e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen, se s’kanë dosje”.

“Tani Prokuroria nuk ka asnjë fakt, asnjë provë ndryshe apo shtesë që prej 25 marsit kur isha këtu. Kjo për arsye se kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës”, deklaroi ai për gazetarët.

“Kam pesë herë që vij këtu. Atë ditë (të hënën) nuk u paraqita se nuk kishin zbatuar ligjin, ndërsa sot u paraqita se kishin një plan për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani që u paraqit dje në prokurori, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letërporosive nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close