Advertisements
News and Magazine

Kur shkëlqen Vlora e nervozohet Daçiqi

Ivica Daçiq ,ministri i jashtëm i serbisë njihet si një person i cili ka dëshirë të jetë njëfare Millosheviqi i vockel,dhe shpesh krekoset me të bëmat e tija kundër Kosovës në arenën ndërkombetare.

Sidomos kur ka të bëj me njohjet të cilat viteve të fundit janë rralluar deri në ndalje të tërësishme.Por edhe tërheqjen e disa nga ato egzistuese nga vende të vogla oqeanike e për të cilat tërheqje ,Daçiqi thotë se ai është më meritori.

Megjithate ,euforia e tij e kohëve të fundit ka hasur në pengesën e quajtur Vlora Çitaku,ambasadore e Kosoves në Shtetet e Bashkuar si dhe përfaqësuese e vendit tonë në Kombete e Bashkuara.

Sipas asaj që ne kuptojmë nga sjelljet dhe deklarimet e Daçiqit sa here që atij i bie të ballafaqohet me Çitakun,lë të kuptohet se kjo zonjë e diplomacisë së kosovës e nxjerr prej taktit bukur mirë shefin e diplomacisë së Serbisë ,me rrjedhshmëri argumentesh sa që e bën atë të sjellet jo si diplomat por si një matrapaz politik.

Ishte edhe ballafaqimi i fundit në këshillin e Sigurimit ,kur Daçiq nuk përmbahej dot nga argumentet e Vlorës dhe sulmoi verbalisht delegacionin e Kosovës si një rrugaç para syve të ndërkombëtarëve.

Ai këtë në një farë mënyre e pranon edhe vet kur shprehet :”Ndërsa unë fola në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në Kosovë kishte më shumë se 400 vende të banuara, ku jetonin serbët dhe se serbët nuk ekzistonin më në 311 nga to, Vlora Çitaku qeshte me të dhe së bashku me të,qeshnin edhe anglezët.Kur flas për pastrim etnik dhe krimet kundër serbëve, ata qeshin, “përfundoi Daçiç.

Një diplomate e zonja,dhe faktet bëjnë punën e madhe në lakuriqsimin e demokratëve të rrejshëm si puna e Daçiqit dhe e nxjerrin atë qesharak para opinionit botëror i cili bëhet i dyshimt edhe në rrenat e veta.

Në këtë konstolacion,Vlora do të ishte një ministre e jashtme më e mirë se ky që kemi tani i cili me sa duket është aty vetëm se i duhet dikujt për qëllime personale!
Kur nervozohet Daçiqi ,domethënë diçka është mirë me diplomacinë kosovare.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close