Advertisements
News and Magazine

Kuvendi miraton me 100 vota pro rezoluta kundër vendimit të Metës për 30 qershorin

ATSH/- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan sot projektrezolutën e Kuvendit për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta.

Në seancën plenare deputetët me 100 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime dhe 1 pa votuar, miratuan projektrezolutën, pas 6 orësh debate në Kuvend.

Në këtë projektrezolutë Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Gjithashtu në projektrezolutë theksohet se “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike, që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019, të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, thuhet në projektrezolutë. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close