Advertisements

Ky është Manastiri i Ravenës i ndërtuar në 1600 në Gjirokastër

ATSH/- Manastiri i Ravenës, i ndodhur 300 metra sipër fshatit Goranxi të Gjirokastrës, njihet për vlerat e rralla arkitekturore dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama i uroi sot shqiptarëve një të diel të bukur, me disa pamje nga Manastiri i Ravenës në Goranxi të Gjirokastrës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Manastiri i Ravenës në Goranxi të Gjirokastrës, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Manastiri i Ravenës i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses” . Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe eksonarteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë triapsidal dhe ka përmasa të brendshme 6.80×5.60 metra. Kisha është ndërtuar me gurë shtresorë të vendosur në mënyrë të rregullt. Tamburi i kishës është tetëfaqësh dhe i zbukuruar. Gjithashtu edhe korniza nën çati përbëhet me radhë në formë dhëmbësh të alternuara me radhë të drejta.

Kisha është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore brenda narteksit: “Mbretëreshë e të gjithë profetëve, e quajtur fidanë e Joakimit dhe Anës shterpë, që u bëre e denjë të dëgjoje zërin e engjëllit që thoshte: gëzohu ti o e gëzuar prej gjithpushtetësit, vajzë, virgjëreshë dhe nënë, prano lutjen prej meje shërbëtorit tënd jeromonak Kristoforit, që ndërtoi tempullin tënd me dëshirë, viti i lindjes të Krishtit 1600”.

Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close