Advertisements

Ky njeri 100 vjeçar asht miliarder ,dhe për çdo ditë shkon në punë

Njeriu i cili ka refuzuar pensionin dhe mundësinë për ta shijuar atë i qetë pa punuar është miliarderi nga SingaPuri Chang Yun Chung themelues i Pacific International Lines (PIL).

Edhe pse ai vendin e drejtorit të kompanisë ia ka lënë djalit të tij Teo Siong këtë vit,ndenja në shtëpi nuk është opcion për të .Ai edhe më tutje insiston për të shkuar në punë për çdo ditë.
“Është një rutinë/shprehi imja”,ka thënë ai për CNN.

Ai thotë se ai viziton kompaninë çdo ditë për të kaluar nëpër të gjitha operacionet dhe për të kontrolluar çdo seksion.

“Çdo ditë shkruaj të gjitha aktivitetet e mia në ditar. Nuk mund të rri në shtëpi, është shumë e mërzitshme”, shtoi Chung, i cili themeloi kompaninë në vitin 1967.

Djali i tij Teo thotë se këshillohet me babanë e tij të paktën dy herë në ditë për vendime të caktuara dhe drejton një kompani me rreth 18,000 punonjës.

Qindvjeçari Chung thotë se shëndeti i mirë mendor e ka mbajtur të lumtur gjatë gjithë këtyre viteve.

“Unë kurrë nuk i humb nervat.Nuk mund ta bëj atë. Kur e humbni nervat, thjesht nuk mund të kontrolloheni,” tha Chung.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close