Advertisements
News and Magazine

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Deçan:Kërkojmë dorëheqjen e parevokueshme të Arta Rama-Hajrizit nga detyra e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, është shprehur e shqetësuar rreth presionit ndërkombëtarë që Komuna e Deçanit të bartë në pronësi të Manastirit të Deçanit, 24 hektarë tokë të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Arta Rama-Hajrizit

Për historianët të grumbulluar rreth LHK-së, këto prona që Manastirit të Deçanit ju kanë dhënë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të drejtuar nga Arta Rama-Hajrizi, është i bazuar në ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Sllobodan Millosheviqit.

“Ne konsiderojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, ka bërë precedent të rrezikshëm për Deçanin dhe Kosovën, si dhe për rendin e ri kushtetuese të Republikës së Kosovës, andaj mbështetur në argumentin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovë, i majit 2016, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, ku legalizohen vendimet e Millisheviqit, ka goditur rend Kushtetutën dhe realitetin e ri në Kosovë”, tuhet në deklaratë.

Më tutje, historianët e Deçanit kërkojmë dorëheqjen morale dhe të parevokueshme të Arta Rama-Hajrizit nga detyra e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Gjykatësja Rama-Hajrizi duhet të jap dorëheqje si akt moral i gabimit të saj trashanik dhe të pa falshëm. Ajo me nënshkrimin e akt gjykimit të majit 2016 ka rrezikuar dhe është duke e rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë në Deçan dhe rrethinë”, mbyllet deklarata

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close