Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Lutfi Haziri: LDK nuk pranon inicim të rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës serbe.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt nuk pranon inicim të rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës serbe.

Ai ka folur kështu të hënën në “Imazh” te RTK.

“Ne nuk i kemi pranuar deri sot votat e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë. Ne nuk i kemi ato vota në mocionin tonë. LDK-ja, Vetëvendosje dhe PSD-ja kanë përfaqësuesit e shumicës politike shqiptare në Kuvend dhe janë në mocion sot. Ne na duhet të punojmë edhe me grupe të tjera politike të shumicës për të arritur votimin për mocion. Përtej numrit 61 e ka të drejtën që të votojë secili”, ka theksuar Haziri.

Ai ka treguar pse LDK-ja nuk bazohet në mbështetjen e Listës serbe.

“Nuk guxojmë të lejojmë që qendrat politike që vijnë jashtë Kosovës të dirigjojnë ndërtimin dhe rrëzimin e qeverive”, ka thënë ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close