Advertisements

Maturantët janë në prag të mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës

Editor

Pjesa e parë e maturës do të organizohet nga data 12 deri më 15 qershor, ndërsa pjesa e dytë nga 19 deri më 22 qershor. Edhe sivjet janë bërë disa ndryshime, ku testi do të mbahet në katër lëndë, prej të cilave tri janë të obligueshme dhe një lëndë me zgjedhje. Ditën e mbajtjes së testit, pritet të vendosen zhurmues në qendrat e testimit, në mënyrë që nxënësit të mos kenë mundësi qasjeje në valë telefonike.

Rreth 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës 2019, i cili sivjet do të ketë disa ndryshime. Debatet për organizimin dhe administrimin e këtij procesi vazhdojnë ende. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë për Radio Kosovën se debatet do të vazhdojnë deri sa të mos ketë më probleme. Ai tha se është duke u diskutuar edhe mundësia e vendosjes së zhurmuesve në qendra të testimit, për të ndaluar çdo mundësi të keqpërdorimit të këtij procesi.

“Jemi duke e parë mundësinë, është duke u diskutuar brenda ministrisë nëse mund ta sigurojmë këtë gjë në këtë periudhë. Edhe pse realisht nuk kanë të drejtë fare të kenë celularë me vete, pasi është e ndaluar me vendim.”

Ministri Bytyqi tha se sivjet Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet  në katër lëndë, prej të cilave tri lëndë janë të obligueshme dhe një lëndë me zgjedhje. Ai tha se edhe ndarja e mbajtjes së testit në katër rajone ka ndikuar në një administrim më të mirë. Gjithashtu, bëri të ditur se do të
ketë ndëshkime për shkelësit e rregullave.

Sa i përket problemeve gjatë procesit të maturës shtetërore, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se tani nuk do të duhet të flitej më për mashtrime e kopjime, pasi ato nuk do të duhej të ekzistojnë.

Pupocvi tha se do të ishte mirë që ky test të shfrytëzohet për qëllime të analizave në nivel të sistemit të arsimit dhe plan-programeve dhe jo vetëm të rezultateve individuale të nxënësve. Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër rajone do të bëhet më 6 qershor.

Kriteri i kalueshmërisë është 40 për qind nga numri i përgjithshëm i pikëve, ndërsa testi do të përmbajë 200 pyetje. Rezultatet do të publikohen më 1 korrik./rtklive

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Presidenti Trump dhe kryeministrja May vlerësojnë aleancën mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se derisa Britania e Madhe po bëhet gati për të lënë BE-në, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një marrëveshje “të jashtëzakonshme tregtare” mes dy vendeve. Ai i bëri këto komente pas […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close