Advertisements

Me udhëheqës qorra të politikës , një popull i tërë mund të përfundojë në humnerë

Shkruan: Prof. Abdulla MEHMETI

Një ushtri më e vogël përballë një ushtrie më të madhe mund ta fitojë betejën jo vetëm në saje të rrethanave dhe fatit, por kur atë e dominon me vlera të tjera në fushën e betejës, me:

– prijësit më të shkathtë;
– strategji të përkryer;
– prapavijë të organizuar në mënyrë perfekte;
– cilësi dhe moral më të lartë.
Kjo vlen edhe në betejat për arritjen e qëllimeve të një lëvizje politike.

Çfarë mund të presin shqiptarët në Maqedoni, përderisa:
– numerikisht janë më pak se të tjerët;
– udhëheqësit i kanë më të dobët dhe të korruptuar se të tjerët;
– program politik unik dhe adekuat nuk kanë;
– nuk përpiqen të krijojnë strategji afatgjatë;
– kuadrin e përzgjedhin vetëm nga radhët e partive të tyre, duke bërë seleksionim negativ;
– kur përgatitja morale e kuadrit drejtuaes varet vetëm nga interesi dhe përqindja e fitimit nga tenderët e ndarë nga pushteti, të cilin pretendojnë ta ndryshojnë.

Nga një lëvizje politike (partitë) e cila vepron në këto rrethana dhe nuk pretendon t’i ndryshojë këto parametra, nuk ka pse të priten rezultate pozitive prej saj.

Lëvizja politike e shqiptarëve në Maqedoni, për të mirën e popullit dhe qytetarëve që i përfaqëson, në interes edhe të shtetit ku vepron, si dhe për lehtësimin e veprimeve qëllimmira të faktorit ndërkombëtar, përfundimisht ka nevojë për:
– udhëheqës të rinj dhe më të aftë se ata që kanë qenë deri më sot;
– platformë politike unike, efikase dhe gjithpërfshirëse;
– strategji afatgjatë për realizimin e sigurt të qëllimeve të përcaktuara;
– mobilizim të gjithë potencilait fizik, mendor dhe financiar, jo mbi baza partiake, por kombëtare;
– seleksionim pozitiv të kuadrit udhëheqës të organeve politike (partiake) dhe institucioneve të pushtetit;
– frymë e re politike, ideologji kombëtare, nivel më të lartë intelektual dhe moral të drejtuesve të kësaj lëvizje.

Me udhëheqës qorra, një popull i tërë bëhet qorr, viktimë e propagandës, ndërsa lëvizja politike e tij asnjëherë nuk mund t’i arrijë synimet historike, qëllimet për të cilat ekziston!

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close