Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Ministri i Arsimit…Bytyqi:Jemi duke u përpjekur për ta rishikuar arsimin në përgjithësi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka takuar sot një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane, Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Ministri Bytyqi ka shkruar në Facebook se ka falënderuar këto dy universitete dhe të gjitha universitetet amerikane për mbështetjen që kanë dhënë për arsimin kosovar.

“Në veçanti për arsimin e lartë, sepse shumë projekte të përbashkëta që janë realizuar, kanë ndikuar pozitivisht në arsimin e Kosovës. Po ashtu, theksova se presim bashkëpunim edhe më tutje me universitetet amerikane, sidomos tani kur po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi, e sidomos arsimin e lartë”, ka shkruar ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close