Advertisements

Ministri serb Lajiq: Serbia do të përpiqet të furnizojë popullatën në Kosovë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq tha se Serbia do të përpiqet të furnizojë popullatën në Kosovë, së paku me ushqimet bazike.

“Në mëngjes, na njoftuan se ka mungesë me qumësht, nuk ka fruta dhe perime në dyqane dhe rezervat e produkteve të tjera ushqimore ngadalë po boshatisen”, tha Lajiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai tha se pas aksionit të njësisë speciale të policisë së Kosovës në veri, më pak mallra nga Serbia kanë shkuar në Kosovë, duke shtuar se për shkak të vendosjes së tarifës nga ana e autoriteteve të Kosovës “të gjithë kanë humbur” dhe më se shumti ekonomia serbe.

“Nga Serbia, 228 milionë më pak mallra janë dërguar në Kosovë nga 21 nëntori deri më 24 qershor. Çmimi i mallrave në Kosovë është rritur me 5.3 për qind. Përveç kësaj, Kosova ka rritur importin me 6.4 për qind, pavarësisht njoftimeve që prodhuesit vendas do të përdorin vendosjen e tarifës për të rritur prodhimin. Të vetmit që vërtetë kanë përfituar janë kontrabanduesit”, tha Lajiq.

Të martën Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur deklaratën që Kosova ka njohuri që në veri të vendit po bëhen përpjekjet për të improvizuar një “krizë humanitare”. Siç ka thënë ai, në objekte dhe shtëpi të ndryshme në veri të Kosovës po mbahen produkte të caktuara ushqimore, ndërkohë që shitoret po boshatisen. Sipas tij, ky skenar do të duhej të aktivizohej të enjten.

Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, u ka thënë të martën mediave serbe që ditëve të fundit janë ndërprerë kanalet për furnizim nga Serbia me produktet themelore për jetesë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close