Advertisements
News and Magazine

Misionet ruse në tokat tona

E kishim një fat të zi me ndarjen e kishave ( viti 1054 ) e fatin edhe më të zi që mbetëm si zonë lindore. Të këqijat ishin të kobshme  edhe më shumë kur po në këtë shekull  Bizanti e shtriu ndikimin e vet edhe në tokat e sllavëve të Rusisë së sotme. Fati i zi ndjelljet edhe më shumë kur arbanasit e Bisancit e ndërtuan kishën e parë ortodokse në Rusi dhe Libri I shenjt u përkthye në  gjuhën sllave të kohës mu  nga arbanasit .  Fati i zi i kombit tonë nuk u ndal as me krijimin e Perandorisë Osmane të cilët u shtrinë hiç as më shumë e as më pak se sa ishte e shtrirë Perandoria Bizantine.

Në principin diplomatik “ Bëje si të duash por mua mos më nguc «  ishte e tërë bashkëjetesa ortodokse- osmane  e Kishës së Lindjes në Stamboll . Dhe ortodoksizmi sllav trashej edhe më shumë dhe pastaj ata e quajtën edhe ortodoksia  “Pravosllave” . Një ndihmë të madhe të kësaj i erdhi edhe nga gjuha tjetër artificiale nga një popull artificial -grekët. ; shqiptarët ( albanët ) e morën  tëposhtëzen dhe historia e luante monstrumin mbi ne.

Në kohën e Otomanëve u forcuan rusët , ata e donin “ hisen “ e tyre në Ballkanin e vjetër . Ata me ndihmën e turkut e ngritën një “ popull” që ishte gjithmonë në margjinat e historisë -serbët.

Duke e lexuar romanin “ Misioni Rus “ të Ibrahim Kadriut  e sheh një të vërtetë të fshehur , së cilës populli ynë nuk ia shihte kryet . Misionet ruse me qëllime të llojllojshme ishin prezente edhe në kohën e sundimit otoman. Populli ynë nuk e shihte që edhe feja që e praktikonin , ajo muslimane ishte  bukur shumë e dirigjuar edhe nga misionarët rus :

“Në ndërkohë oficeri rus Ruslan Nikolai, që ishte pas nesh me gjeneralin tonë, kërkoj tja lironin rrugën drejt shkalleve. Njerëzit që prisin  ja lëshuan rrugën; krijuan një lloj koridori mes tyre ndërkaq oficieri rus vazhdoj shkalleve. Hipi te imami Mulla Adnani. U përshendet me të. Folën dishka si  me pëshpërimë, duke ja afruar kokat njëri tjetrit. Mulla Adnani , pastaj ju drejtua te pranishmeve:

-”Xhemat i nderuar,-nxori ai një zë si prej kasës,-ju mbetshi mirë. Unë kaq e kisha punën time. Më duhet të kthehem nga kam ardhur..”  (pjesëz nga romani )

-Nga kishte ardhur ? mund të pyesësh.

“Askush prej të pranishmëve nuk foli gjë, as kerkuan të hapej dera e xhamisë. Shikoheshin mes vete me habi .Fjalët e tij ju tingëlluan si shkreptimë rrufesh. ”Ju mbetshi mire unë kaq e kisha punën”.Ajo që tha hoxha ishte kumt i pakuptimtë. Gjatë njëzet vjetëve ai ishte imam i asaj xhamie. Që nga viti  1892 kishte vepruar si klerik mysliman, deri sa emri i tij i vërtet  doli të ishte Kazimir Olenko.  Ketë e bëri publik oficieri rus Ruslan Nikolai kur ju drejtua mases me fjalët : ” Kazimir Olenko ka kryer misionin e tij. Duhet ti falenderohemi. Ky burrë, tha ai , do të vazhdojë këtë mision por në ndonjë vend tjetre.” ( pjesëz nga romani )

Pra,miq të nderuar që nga viti 1892 e deri më 1912 imami  i Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren Mulla Adnani , ishte rusi Kazimir Olenke.  Por, sa të tjerë rus  ishin ne territoret në tokat shqiptare në kohën e osmanëve ? në Gjakovë , Vushtrri , Kosovë, Maqedoni , Serbi Jugore , Sanxhak ?  saktësisht , në arkivat ruse ,serbe dhe turke.

“Prandaj ishte pajtuar qe bashkë me Ruslan Nikolain, i cili gjithashtu ndjehej me siklet kur mendonte se mund të ishte zbuluar se kush ishte në realitet ,të vazhdonin drejt Shkodres dhe Malit të Zi. Për kahen e rrugetimit të mëtutjeshem Ruslan Nikolai kishte menduar edhe më heret, por nuk i kishte treguar Tatjanës.Ruslan ishte me plot dyshime, andaj me rrugëtim e mendonte humbjen e gjurmëve.Edhe pse e kishte vrare Sebastian Kolën, që kishte marrë vesh per identitetin e vërtete të Tatjanës dhe Ruslaniit, dyshonte se në momentin kur ai,Sebastiani, kishte mbetur vetëm me zonjën e shtëpisë, mund ti ketë treguar asaj për përkatësinë ruse te tyre. Prandaj në vete kishte vendosur të largohej nga Guroi bashkërisht me Tatjanën, duke zgjedhur rrugën e largimit jo drejt Lumes por drej Arzës per të kaluar në Lezhe dhe tutje drejt Shkodrës,për të mbërri në Cetine ,ku ishte qetësi. “  ( nga romani “ Misoni Rus “ )

E vërteta islame e Rusisë , e Serbisë dhe e Greqisë  mbetet për t`u hulumtuar shumë në mënyrë që mashtruesve të sotëm t`iu tregohet qëllimi islamik i rusëve në tokat tona.

Lexim të lehtë e me vëmendje ju dëshiroj .

Fahri Xharra,01.05.17

Gjakovë

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close