Advertisements

Moti i keq godet Zvicrën

ATSH-AFP/ – Stuhi dhe reshje të forta shiu u shënuan të shtunën pasdite në pjesën frëngjisht folëse të Zvicrës.

Reshjet e forta të shiut u shoqëruan dhe sasi të konsiderueshme breshëri dhe erëra me intensitet të lartë.

Në Gjenevë, Shërbimi i ndihmës së shpejtë dhe parandalimit të zjarrit (SIS) njoftoi në orët e para të mëngjesit se uji ka vërshuar ngado në rrugë.

Forcat zjarrfikëse kanë marrë qindra telefonata, kryesisht për përmbytje.

Sipërfaqe të shumta si qilarë, kulla ashensori, garazhe janë përmbytur, si rasti i parkingut në Plainpalais (lagje në Gjenevë).

Uji ka pushtuar në formën e përrenjve pothuajse gjithë sipërfaqen e kantonit.

Forcat zjarrfikëse po mundohen të marrin në kontroll situatën për qetësimin e situatës duke larguar pemët e rrëzuar nga erërat e forta.

Kantoni i Vaud është prekur gjithashtu nga stuhia.

Në Nyon, uji është grumbulluar në një rreth rrotullim në afërsi të stacionit të trenit, duke shfaqur probleme në qarkullimin rrugor.

Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të zgjedhim mirë drejtimin në rrugët e përmbytura.

Disa janë bllokuar në mes të rrugës, të detyruar të presin forcat e ndihmës së shpejtë.

Në Lozanë niveli i ujit arriti 15 centimetra në pjesën hyrëse të stacionit të trenit.

Pamjet të sjellin në kujtesë situatën e njëjtë që u regjistrua vitin e kaluar.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, shërbimi meteorologjik i Zvicrës njoftoi se kjo sasi nuk mund të arrijë rekordet e mëparshme.

Në fakt, rreth 44 milimetra shi u regjistruan në kantonin e Vaud në qershor të 2018.

Për fat të mirë reshjet e shiut nuk zgjatën shumë, kjo bëri që disa t’i drejtoheshin vendeve me diell.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close