Advertisements

Në diamante gjenden mbetjet e oqeaneve antike

ATSH-ANSA/ – Papastërtitë e bllokuara nëpër diamante janë mbetjet e pjesës së fundit të oqeaneve antike të ricikluara dhe të pjekura në thellësitë e mantelit tokësor, në kushte ekstreme temperature dhe presioni, sipas një simulimi laboratorik të publikuar në revistën Science Advances.

Ky studim është bërë nga studiuesit e “Macquarie University” në Sidnei në bashkëpunim me Universitetin Gëte në Frankfurt dhe Universitetin “Johannes Gutenberg Mainz”, në Gjermani.

“Kishte më parë një teori sipas të cilës kripërat e bllokuara nëpër diamante ishin mbetje të ujit detar, por kjo hipotezë nuk mund të verifikohej”, theksoi koordinatori i studimit, Michael Forster.

“Kërkimi jonë në fakt tregoi se ato vijnë pikërisht nga sedimetet detare”, thekson ai.

Sipas këtij studimi u vërejt se në temperatura mes 800 dhe 1100 gradë në një presion 40 000 herë më të lartë se sa presioni atmosferik krijohen kripëra sodiumi dhe potasi shumë të ngjashme me ato të pranishme nëpër diamante, që pikërisht për shkak të këtyre papastërtive nuk përdoren për zbukurim por vetëm si instrumente pune.

“Falë këtij studimi, kemi treguar se proceset që ndikojnë në krijimin e diamanteve udhëhiqen nga riciklimi i sedimeteve oqeanike në zona ku përplasen pllakat tektonike”, thekson Michael.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close