Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Në lidhje me ish-këshilltarin e presidentit,Nikoliq AKI ka apo nuk ka përgjegjësi?!

Nga Ragip Rugova

Sipas kreut të AKI-s del se nuk qenka përgjegjësi e tyre që të kontrollojnë kënë e angazhon kryetari i shtetit. Por, sipas po të njejtit, AKI tani qenka angazhuar që të bëjë verifikimin e prapavijës (backgroundit) të Nikoliq-it…

Si u bë kjo tani: AKI ka apo nuk ka përgjegjësi?!

Kjo lojë me shtetin – me siguri të shtetit, ky diletantizëm dhe ky improvizim i vrazhdë dhe i pa tolerueshëm i një institucioni me kaq shumë përgjegjësi e me kaq pak përgjegjëshmëri, duhet ndalur sa nuk jemi fundosur bashk me AKI-n dhe me preZEZdentin!

AKI ka përgjegjësi të pakufizuara që të mirrët me çka do dhe me kënë do e që ka indicie sado pak se çështja respektive ka të bëjë me siguri të shtetit. Madje edhe atëherë kur për këto aktivitete nuk është i njoftuar as prezidenti i shtetit. Madje edhe atëherë kur objekt i këtyre aktiviteteve mund të jet edhe vet prezidenti i shtetit! Prezidenti në kuadër të kompetencave që ka merr vendime mbi informata që ia siguron AKI, por siguria e shtetit në rrafshin e inteligjencës (mbledhja dhe përpunimi përkatës i informatave) nuk janë domen i prezidentit por i AKI-s. AKI ka përgjegjësi për ÇDO GJË që rrezikon sigurinë e shtetit dhe për këtë i raporton institucionit përkatës të cilit i përgjigjet.
Kështu si thotë shefi i AKI-s del se kryetari i shtetit është jasht domenit të përgjegjësive të AKI; del se AKI është vegël në duar të prezidentit dhe se pa sinjal të prezidentit nuk ndërmerr asgjë.

Kurse prezidenti, për të hequr përgjegjësinë nga vetja për Branislav Nikoliq -in thotë: AKI nuk më ka paralajmëruar!

E kan bërë shkëdhatë këtë shtet, dhe po luajnë majtap me të. Me shtet dhe me shtetas të tij!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close