Advertisements

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm.

KRU “ Prishtina”, thotë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra, nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 5 metra nën kuotën maksimale.

KRU “ Prishtina”, ka dhënë edhe disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë:

–              Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

–              Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

–              Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

–              Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

–              Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

–              Mos vadisni  lulet, kopshtet dhe arat,

–              Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

–              Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

–              Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

–              Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, thotë se nëse konsumatorët i përmbahen këtyre këshillave, do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime, në të kundërtën mund të hasim në vështirësi.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close