Advertisements

Një delegacion francezo-gjermanë do ta vizitojë sot Kosovën.

Ky delegacion në përbërje ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët si duket po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez mësohet se përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

Delegacioni francezo-gjermanë së pari do të takohen me presidentin Thaçi.

Ky takim mësohet se do të ndodhë në mëngjes dhe do të jetë takimi i parë i tyre, duke vazhduar më pas me kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe ekipin për dialog.

Nuk dihet nëse delegacioni francezo-gjermanë do të takohen edhe me liderët opozitarë.

Për dallim nga Samiti i Berlinit, i cili për shkak të organizimit të shpejtë nuk dha rezultate, përveçse nxori edhe një takim të dytë në Paris, si duket këtë radhë Franca dhe Gjermania po mundohen të marrin garanca nga krerët shtetërorë se do të lëvizet përpara drejt zhbllokimit të dialogut në Samitin e Parisit dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close