Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

NJË PËRCEPTIM TJETËR I TË TASHMES DHE HISTORISË SË KOSOVËS I FAHRI XHARRES

Shkruan Ramadan Musliu

Që nga lufta e këndej në emër të shtypit dhe të mendimit të lirë
në jetën publike të këtij vendi mengadalë është monopolizuar hapësira
mediale, duke u bërë pronë e “patjetërsueshme” e opinionistëve
dhe analistëve të llojeve te ndryshme. Kështu sot ekziston dhe
është në funksion një lagje e tërë analistësh që janë kryesisht shtylla
mbështetëse të partive e në radhë të parë të partisë në pushtet, duke
ndihmuar instalimin e një pushteti te “plularilzmit monist” diktatorial,
domethënë të një hapësire ku sferat e interest janë markuar sipas marrëveshjeve
vellazërore të partive që vijnë nga një proveniencë e njejtë, e
majtë, marksiste – leniniste apo të LK-së revizioniste. Dëmi do të ishte
dukshëm më i vogël po të mos ndodhte që po ai monopol të shtrihet
edhe mbi fushën e dijeve, në shkencë dhe institucionet arsimore. Jemi
dëshmitarë të aferave rreth gradimeve shkencore, trafikimit të titujve
shkencorë që domethënë të degradimit të statusit akademik, të dijes si
një nga format më produktive të vetedijes njerësore, të kulturës, artit
etj. aq sa mund të thuhet se është bërë një shoqëri pa perspektivë dhe
pa vetëdije historike.

Këtij degradimi me të madhe i kanë ndihmuar edhe krijimi i stereotipeve
të caktruara mendore që edhe është qëllimi i opinionit të
dirigjuar. Edhe në shkencë sot ekziston një embargo e fshehtë mbi të
vërtetat historike dhe çido përpjekje për të dalë nga ky klishe trajtohet
si një lloj herezie aq sa vëhen në veprim mekanizma përkatës kundër
atij që i artikulon këto të vertëta, e keta mekanizma zakonisht prodhojne
qoftë ndalesa të shfaqjes publike apo edhe të krijimit te etiketave
përkatëse më të cilën krjohet pabesueshmëria e atij që do të dalë jashtë
këtyre shablloneve zyrtare.

Mirëpo megjithatë në jetën tonë publike nuk mund të thuhet se
nuk ka pasë përpjekje për të dalë jashtë këtyre kufijve të markuar të
dijes dhe të opinionit të zyrtarizuar. Një përpjekje për të dalë jashtë
këtyre shablloneve të mendimit politikisht monolit dhe intelektualisht
të dirigjuar është publicisti Fahri Xharra, i cili të gjitha refleksionet
rreth një objekti pothuajse të përcaktuar, çfarë është aktualiteti i sotëm
politik e shkencor, sikundër edhe historia dhe tabutë mbi këtë fushë, i
ka përmbledhur në vëllimin “Unë dhe Oliver J. Schmitti”.

Të themi që në krye të herës së në këtë vëllim hetohen mbase tri
bërthama tematike: historia si preokupim autorial; aktualiteti dhe
stereotipet mendore që janë prodhim i atyre të hershme e që janë të
një provinience poltike, dhe, së fundi, polemizimi me idete e Oliver J.
Schmitt-it, të shfaqura në librat e tij që për objekt kanë historinë nacionale
të shqiptarëve.

Nëse duam të bëjmë përkufizime më strikte e kjo shtrohet nga
shumë arsye, në veçanti nga fakti se autori në vazhdimësi insiston që
pohimet e veta rreth shumicës së problemeve t’i mbështesë në një faktografi
dhe dokumentaritet të llojlloshëm , kryesisht historik, duhet
thënë se artikuj dhe trajtesat e librin më shumë mund të hyjnë në zhanrin
e publiciastikës historike. Pse publicistike historike? Së pari, Fahri
Xharra do të shkruaj për një temë, të aktualizoje një problem,i cili deri
atëherë ka qënë i trajtuar por më një përpjekje për ta fshehur pjesën
më të madhe të së vërtetës, dhe atë duke e bërë të komunikuëshëm
për të dy grupet e lexuesve atë të zakonshmin, por edhe për ekspertin.

Domethënë se gjuha repertoreske, e liruar nga terminologjitë shpesh të
errëta profesionale, dhe me artikulime të qarta , është ajo që bie në sy që
me të parën e që përgjithësisht e karakterizon këtë zhanër publicistiko
shkencor. Së treti, autori do ta fuqizojë një tezë, një pohim apo edhe
një të vertëtë të ekskomunikuar nga fusha e dijeve, edhe të atyre të
specializuara, duke i dhënë diçika edhe nga temperamenti i vet, duke
fut në të një sasi ndjenje, në mënyrë që ta bëjë faktin sa më veprues, sa
më të bindshëm e sa më të kapshëm.

Lepeza e problemit që shtron autori është mjaft e gjerë, shtrihet që
nga historia etnike e antikitetit të hershëm dhë përjekjet për ta errësuar
atë, në veçanti nga historiografia dhe publicistika serbe , në veçianti
“Srpska istorijska autohtonicka skola”, por edhe nga derivatet e kësaj
shkolle ne historiografinë tonë këtu, historisë më të re dhe raporteve
serbo-shqiptare, të përcjellë me të gjithë ato gjenocide ndaj shqiptarëve
dhe ekspanzionit serb në teritoret etnike arbërore-shqiptare, e deri
te aktualiteti politik, shkencor, akademik, të cilët janë krah i fortë i
përhapjes së këtyre stereotipeve mendore në shkencën dhe politikën
shqiptare.
Fahri Xharra në trajtesat e veta merret me problemet reale, tokësore,
me historinë si proces që ka edhe pasojat e veta. Madje pikërisht këto
pasojat janë agjensi kryesor që e kanë bërë autorin të merret me këtë
problematikë dhe e motivon që të këmbëngulë në gjetjen e të vërtetës
së kamufluar prapa një interesi politik. Prandaj në këto trajtesa kemi
prirjen për heqjen e tabuve dhe të ndalesave po aq sa edhe në prishjen
e stereoptipeve.
Sot e gjithe ditën në historiografinë tonë dominojnë interpretimet
e fenomeneve të histotrisë sonë nacinale përmes shablloneve që janë
marrë të gatshme nga shkenca historiografike slave, në veçianti ajo ruse
dhe serbe. Cdo gjë, që nga problem i autoktonitetit, bazës gjuhësore të
shqipes, veçianërisht periudha mesjetare e deri të ajo e sundimit osman
zbërthehen përmes konceptit sllav, duke përfillur një pozicion
pezull te etnisë më të vjetës te Ilirikut. A nuk ështe e mjaftueshme të
thuhet se prej nga u bë Iilriku Balkan dhe cili është roli i historiografisë
gjermane në konvertimin politik të këtij toponimi nga ai autokton në
atë turko-sllav dhe përvetësimi sllav i termit dhe instrumentalizimi i
tij! Po këto stereotipe të krijuar përmes falsifikimit shtrihen sidomos
në interpretimine rolit të etnosit arbëror në Mesjetë, ku çido gjë i falet
falsifikatit të madh serb të bërë nga shkolla nacional-historike serbe,
e cila arriti jo vetëm të bëjë një tjetersim të principatës rasiane dhe
dinastisë nemanide, që janë të dokumentuar si tribal, por edhe të realizojnë
një shtet aerificail serb në një teritor ku serbet janë minoritet,
duke shpjerë deri në fund Serbinë si projekt intelektual e në praktikë të
krijuar nga indigjenët e asimiluar. Po këtë falsifikat e kemi dhe tek objektet
sakrale të teritorit te tashëm të Kosovës, që ne thelb janë objekte
kulturore shqiptare që permes uzurpimit u bënë objekte kulti serbe.

Fahri Xharra është njohës i thelbit të problemeve të cilat historiografia
jonë i ka fshehur, herë e detyruar e tash së voni edhe vullnetarisht, dhe
duke qenë njohës i thellë i tyre ai ka forcën dhe guximin intelektual t’i
artikulojë dhe t’i shfaqë publikisht.
Në veçianti vëmendjen në trajtesat e këtij libri tërheqin ato që janë
polemika implicite me librat e Oliver J. Schmitt-it, një historian me
formim sllavist e që kalimthi, duke qënë i nxitur nga qarqe të ndryshme
politike, merret edhe me sferen e albanologjisë, veçimas me periudhat
dhe persnalitetet që janë prominente në historine nacionale shqiprtare,
duke fut një varg falsifikimesh. Fahri Xharra në trajtesat e tij në mënyrë
te drejtëprdrejtë i kundërvëhet këtij histotriani në detyrë, duke zbardhur
shume motive dhe prapaskena të një shkence të instrumentalizuar
aq sa lexuesit të kujtushëm do t’i bie në sy edhe vargu i pasojave të kësaj
historie të falsifikuar dhe të ndihmuar nga qarqet e ndryshme politike
në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga zbardhja e prapaskenave të interpretimeve
kuazihistorike të Schmitt-it për historinë e hershme të Koovës
dhe kësaj më të vonshmes, bie në sy edhe situate aktuale, procesi politik
që pasoi me Pakon e Ahtisarit dhe pse Vjena ishte qëndër ku u
vendos për (pa)perspektivën e shtetit të ri të Kosovës, sepse Kosova
ende është një çështje pa status në planimetrinë e politikës ndërkombëtare
për arsye se faktorizimi i elementit shqiptar do të bejë rivendime
kufijsh jo vetëm politik, po edhe të konfiguraconit të historisë dhe të
intrpretimeve historike dhe civilizuese të Europës.

Fahri Xharra është i vetëdijshëm për rëndësinë e elementit shqiptar
dhe shfaq edhe një nervozë të theksuar për përpjekjet e politikës që të
jetë krah i ruajtjes së tabuve dhe ndalesave që kanë mbuluar historinë
nacionale të shqiptarëve.
Prandaj të folurit e tij është i guximshëm, është pothuajse si një
shpërthim i një energjie të pashterrshme, që zakonisht karakterizon
njerëzit që që kanë predispozita intektuale që të vertetat që njohin t’i
thonë më zë, të kerkojnë historinë e asaj të vertëte dhe pasojat. Kështu
ai del jashtë stereotipeve sunduese intelektuale dhe shkencore të kohës,
por duke qënë i fuqishëm në bindjen e vet dhe në forcën e të vërtetes,
ai bëhet i pakompromis, qofte me rrezikun duke mbetur i vetëm në
rrugën e tij, por i kënaqur se ua bëri me dije se nga është ajo rrugë që
shpie nga të vërtetat.
Pikërisht këtu është edhe moraliteti i këtyre shkrimeve dhe i vetë
autorit, gjë që i mungon edhe shkencës aktuale, publicistikës e veçmas
politikës e cila po i kanalizon edhe drejtimet e dijës së instrumentalizuar.

Ramadan Musliu, Historian

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close