Advertisements

O shqiptar, mëndo si hebre !

shkruan Fahri Xharra

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia.” ( At Zef Pllumi )
Pra? E shihni që këmbanat e njejta po kumbojnë me vite , me dhjeta vite, dhe ne prapë të njejtë ?
E shihni pra që neve na mungon mendja e kthjelltë që të shohim se ku jemi ose neve na mungon të menduarit ndryshe që të ndryshojmë vetveten.

Nëse nuk dimë, pse nuk e huazojmë një të menduar ndryshe të cilin po e quaj :” Mëndo si hebre !”
Edhe pse e doja që moti këtë porosi, edhe pse me jepte guxim suksesi i popullit hebre,( i cili e krijoi shtetin e vet 36 vjet pas nesh ) por një ngurrim nuk më jepte leje që ta them haptas : Mendo si hebre !
Motivi shtytës ishe publikimi i letrës së Mit`hat Frashërit :”… Që të kryejmë përhapjen e gjuhës shqipe dhe arsimimin në mesin e popujve tanë, organizata jonë ka nevojë për të ardhura dhe një plan të mirë-planifikuar. Kongresi vazhdoi me analogji, dhe pas një reflektimi të kujdesshëm, vendosi të marrë hua nga “Aleanca Izraelite Universale” metodat e saj të punës.

Ky institucion i fuqishëm, siç e dinë të gjithë, ka ndihmuar në nxjerrjen e hebrenjve spanjollë nga mjerimi moral që ishin para një gjysmë shekulli. Falë përpjekjeve të Aleancës, bashkësitë hebraike të Perandorisë Osmane po lulëzojnë në të gjitha këndvështrimet : intelektuale, morale dhe materiale.
Çfarë shembulli më të mirë mund të ndiqnin shqiptarët ? Veçanërisht pasi që këta shembuj i kemi nën sy dhe dorë. Një komision u emërua për të studiuar statutet e Aleancës Izraelite Universale, organizimin e saj shkollor dhe profesional, sistemet e saj të donacioneve dhe kontributeve, etj, etj.”
Pra , kjo ishte letra e Mit’hat Frashërit, Nënkryetarit të Kongresit gjuhësor shqiptar të Elbasanit, dërguar asokohe Sam Lévy-t, drejtorit të po kësaj gazete, në lidhje me huazimin e metodave të Aleancës Izraelite Universale për përhapjen e gjuhës shqipe.” (Letra e Mit’hat Frashërit: Shqipëria duhet të huazojë metodat e Aleancës Izraelite Universale për përhapjen e gjuhës shqipe nga Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” )

Pra, që në 1909 nga Elbasani kërkohej një mendim ndryshe për organizimin e saj shkollor dhe profesional etj. E gjithëkjo :” Falë përpjekjeve të Aleancës, bashkësitë hebraike të Perandorisë Osmane po lulëzojnë në të gjitha këndvështrimet : intelektuale, morale dhe materiale.’
Edhe në kohën e Perandorisë Osmane, hebrejnt mendonin ndryshe, ndryshe nga ne dhe Kongresi i Elbasanit i vitit 1909 kërkonte të mendohet si hebre.

Shkrimtari Rrahim Sadiku në shkrimin e tij” Orientalizimi i trojeve shqiptare- fatliteti ynë” shkruan : “Nuk mund të shkruaj e të mos e shpreh brengën time për gjendjen e shqiptarëve në gjithë trojet etnike, gjendje kjo që nga aspekti kombëtar ka sjellë shumë ndryshime të padëshirueshme, të kushtueshme dhe aspak ndjellamirë. Kjo po ndodh nga ndikimi i politikës turke, nga jashtë dhe nga brenda nga mospërgatitja e duhur jona, për të jetuar si komb real dhe nga angazhimi i klerikëve muslimanë, për orientalizimin e përgjishëm të shqiptarëve. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e trojeve shqiptare të mos ketë as pamje e as brendi shqiptare.”

Më tej ai shkruan :” Duke shkruar këto dua të trokas në zemrën dhe ndërgjegjen e secilit shqiptar, kudo jeton ai; në ndërgjegjen e akademikëve tanë e të intelektualëve tanë në pëgjithësi, duke u thënë: nëse vërtetë duam të ndihmojmë trojet shqiptare dhe shqiptarët, na duhet domosdo të jetojmë, të mendojmë e të punojmë si shqiptar. Përndryshe, orientalizimi ynë i skajshëm, nëpër të cilin po ecim si somnambul, do të jetë edhe fataliteti ynë “

Pra edhe unë desha të trokas në zemrën dhe ndërgjegjën e secilit, të ndërrojmë të menduarir tonë si në politikë ashtu edhe në jetën e përditshme dhe të mendojmë si i sukseshmi, ashtu si më i suksesshmi në në botë : mendo si hebre për jetën tënde, kombin, atdheun dhe të ardhmen e fëmijëve tanë !

Fahri Xharra, 26.06.19
Gjakovë

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close