Advertisements

PIKËLLIMI I BREGUT (Teki Dërvishit, në 8 vjetorin e vdekjes)

Kur Bregut ia morëm Pikëllimin 
dhe ia lamë pritjen
Dhe kur arritëm në Shtëpinë e sëmurë
atje në Sukë të Cërmjanit
Thash: do të bëjmë një sy gjumë
për ta mashtruar pagjumësinë
dhe Padronën që na pret
për ushtrime trupore

Dhe kur të zgjohemi do të pimë kafe me pelin
Do të hamë si dikur makarona
Pastaj do të flasim për historinë kombëtare
Për të dashurat e imagjinuara në libra
Në Kufirin me atdheun do ta presim Pranverën e librave
Nga Skedaret do ta nxjerrim Dushin, Nimfën dhe Vojcekun
Deri në mesnatë do të luajmë bixhoz me fatin
Etjen do ta shuajmë me borë
Dhe do të bëhemi gati për në Parajsë

Dhe kur ëndrrat të lodhen nga pritja
Larg mbi Pirg do ta ngremë flamurin
Do ta fikim qiririn
Dhe pa u hetuar fare
Do të mbulohemi
Me heshtjen e varrit
Në arkën e kujtimeve

/Shkelzen Halimi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close