Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

POLITIKA NË TIRANË, ZHURMËN E BËN SHQIP, NDËRSA PËRFITIMET DALIN SERBISHT, GREQISHT E RUSISHT!

Abdulla Mehmeti

–  Pse asnjë pushtet i derisotëm në Tiranë nuk është dëshmuar me përgjegjësi të duhur kombëtare?

Fakti nr.1. Për cilën arsye në prag të Luftës për çlirimin e Kosovës, faktorit ndërkombëtar, duke i njohur mirë rrethanat e brendshme, iu desh që t’i mënjanojë nga pushteti krerët e të dy partive më të mëdha politike të asaj kohe në vend, duke instaluar në krye të Qeverisë shqiptare një person të tretë, të ri në politikë dhe të paimplikuar, Pandeli Majkon?

Fakti nr. 2. Për cilën arsye nga kryebashkiaku i atëhershëm i Tiranës, Edi Rama, më 1 prill 2006, një këngëtari shovinist i njohur serb, Goran Bregoviç, iu dha “Çelësi i qytetit të Tiranës”, një antishqiptari që në Selanik, bashkë me këngëtarë grekë kishte organizuar koncerte dhe bërë CD muzikore kundër ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave agresore çetnike serbe, për çlirimin e Kosovës?

Fakti nr. 3. Pse shprehet kaq përulje dhe nënshtrim nga pushtetarët tanë përballë propagandës politike dhe fetare greke ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve? Agjenti grek Janullatos në kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale është një turp historik në vete në këtë histori të dhimbshme! Çfarë borxhi ne si komb u kemi grekëve dhe sllavëve, kur e gjithë bota e din të vërtetën, sidomos qarqet shkencore, mbi falsifikimin e historisë sonë nga po këta dy popuj fqinj, mbi krimet, masakrat, shpërnguljet me dhunë, gjenocidin dhe terrorin shtetëror të vazhdueshëm të regjimeve të tyre mbi shqiptarët, sidomos mbi shqiptarët e mbetur jashtë kufirit shtetëror, nga viti 1913 e këndej?

Fakti nr. 4. Pse për disa qeveritarë në Tiranë janë kaq të preferuar si këshilltarë të tyre disa personalitete të dyshimta shqiptarë jashtë vendit, të përkëdhelur të mëhershëm të ish regjimit jugosllav dhe më vonë të regjimit kriminel të Millosheviqit, të cilët katërcipërisht janë dëshmuar si proserbë dhe prorusë, agjentë të huaj me tapi?

Fakti nr. 5. Pse pushtetarët në Tiranë kanë kaq prirje t’i nderojnë me çmime dhe mirënjohje të veçanta kombëtare dhe shtetërore, disa personalitete tepër të dyshimta, të padëshmuar me asgjë për kontribut ndaj kombit, t’u jepet Çmimi “Nderi i kombit” edhe disa personaliteteve të pandershme, ndërsa Urdhëri i “Kolorësit të Skënderbeut” disa kalorësve të apokalipsës shqiptare nën regjimet e huaja, pushtuese, shoviniste, kriminele dhe antikombëtare?

Dhe, për shumë fakte të tjera, si:
– vrasja e Ministrit të Mbrojtjes i Kosovës, një turp i madh kombëtar, që ndodhi në gjendje të luftës për çlirimin e Kosovës;
– keqpërdorimin e fondeve të Qeverisë së Kosovës përmes Bankës „Dardania“;
– bashkëpunimin e organeve të larta të pushtetit me bandat kriminale të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset tjera shqiptare, në shërbim të interesave serbe dhe ruse, përpara, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe më vonë;
– për përkrahjen, mbrojtjen dhe afirmimin e shumë politikanëve të dyshimtë, kriminelë të dëshmuar nga Kosova, shqiptarë nga Maqedoni dhe viset e tjera;
– vënien e gati të gjitha mediave të vendit në shërbim të rrjetit të agjentëve të huaj nga radhët e shqiptarëve jashtë vendit, të cilët Tirana zyrtare i mbron dhe afirmon si engjëj e shpëtimtarë të kombit, ndërkohë që popullsia vendëse ku ata ushtrojnë pushtet i njeh si politikanë të korruptuar, kriminelë dhe agjentë të huaj.

Sa shumë kanë nevojë disa nga këta politikanë dhe pushtetarë në Tiranë, të lexojnë e rilexojnë, madje edhe të shfletojnë fjalorë themelorë për kuptimet e fjalëve „komb“, „atdhe“, „shtet“, „vlerë kombëtare“, „kontribut i veçantë“ ndaj kombit dhe shtetit!

Etj, etj, etj…

(3.VI.2019)

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close