Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Porosia nga Washingtoni:“Çdo akt dhune nga sot, deri në 1 korrik ,detyron Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!”

ATSH/ – Ambasadori Philip T. Reeker, asistentsekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama javën e shkuar.

Kjo telefonatë e kërkuar nga ambasadori Reeker, raporton “Top Channel”, është konfirmuar  nga dy burime diplomatike të pavarura nga njëra-tjetra si dhe nga Kryeministria.

Po të njëjtat burime në dijeni të përmbajtjes së kësaj telefonate, që ka zgjatur 20 minuta, kanë treguar edhe thelbin e saj.

Ambasadori Reeker ka ngulmuar gjatë telefonatës për mosbërjen e asnjë hapi pas në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Një qëndrim ky i palëkundur i amerikanëve gjatë muajve të fundit, por i përforcuar edhe njëherë tjetër në këtë bisedë telefonike.

Ditën kur Presidenti Meta zhdekretoi datën e zgjedhjeve, “Top Channel” raportoi se në DASH ambasadori Philip T. Reeker, kishte zhvilluar një takim me departamentin e Euroazizë, për të analizuar vendimin e Presidentit.

Ajo çfarë ishte konkluduar në këtë takim, u mësua një ditë më pas, kur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i tha “Zërit të Amerikës” se DASH, është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës, lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të Presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Pikërisht kjo ndjekje vijoi me telefonatën e Reeker për Ramën të mërkurën, nga ku më pas Ambasadës amerikane iu dha porosia për hapin e radhës.

E enjtja e shkuar një ditë përpara protestës së 9 kombëtare, e gjeti zv.shefin e Misionit në Detyrë i Ambasadës amerikane, Daniel Koski në zyrat e kryedemokratit Lulzim Basha dhe shefes së LSI Kryemadhi.

Për ta, si asnjëherë më parë, mesazhi i përcjellë ishte më radikali në historinë e pluralizmit shqiptar.

“Çdo akt dhune nga sot, deri në 1 korrik, i bërë apo nxitur nga ju, do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!” – mësohet se ka thënë Koski.

Ligji amerikan për organizatat e dhunshme, të cilat radhiten një shkallë më poshtë se organizatat terroriste, është shumë i ashpër.

Ai prek të gjithë drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve u konfiskohen asetet, u bllokohen kontot bankare, u sekuestrohet çdo transaksion i mundshëm në dollarë apo pasuri të patundshme.

Por jo vetëm kaq. U kufizohet edhe lëvizja në vendet me të cilat SHBA kanë marrëveshje për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ky ligj amerikan është veçanërisht specifik për të gjithë anëtarët e këtyre organizatave që kanë pasur poste publike apo kanë aktivitet biznesi.

Ky mesazh i Washington-it përcjellë si një telegram urgjent Bashës dhe Kryemadhit nga Daniel Koski, nuk u pohua apo mohua nga përfaqësia diplomatike amerikane në Rrugën e Elbasanit.

Efekti i këtij paralajmërimi u reflektua menjëherë, në protestën e të premtes ku nuk u hodh as edhe një kapsollë e vetme. /top-channel

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close