Advertisements

Presidenti i KE,Juncker:Në Ballkan ,të rivendoset kultura e kompromisit politik

Editor

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përsëriti sot se asnjë vend nuk do të pranohet në BE derisa të zgjidhë të gjitha problemet dypalëshe, duke vënë në dukje domosdoshmërinë e rikthimit të një kulture kompromisi në Ballkan.

Pas diskutimit me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, Juncker vlerësoi se marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës është një arritje e jashtëzakonshme politike dhe një shembull i një pajtimi të vërtetë për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo dëshmon se gjithçka mund të arrihet nëse ka guxim dhe një perspektivë të qartë,” tha Juncker.

Ai shtoi se marrëveshjet e arritura nga Maqedonia Veriore me Greqinë dhe Bullgarinë janë shembuj të një kulture të rinovuar dhe të domosdoshme të kompromisit politik në rajon, transmeton KosovaPress.

“Kam thënë në vitin 2018 se asnjë shtet anëtar nuk do të pranohet në BE nëse nuk zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe. Maqedonia Veriore e kuptoi këtë thirrje dhe të gjithë të tjerët në rajon duhet të bëjnë të njëjtën gjë, “tha Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të BE të miratojnë fillimin e negociatave të pranimit me Shkupin zyrtar në bazë të përparimit në reformat dhe hapin historik të Maqedonisë Veriore në arritjen e marrëveshjeve me fqinjët.

Loading...
Advertisements
Next Post

Zyra e BE-së:"Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative".

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë”, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Ministria e Drejtësisë sot organizojnë ngjarjen “Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative”. Në […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close