Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Presidenti Meta rikthen në Kuvend ligjin “për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

Në arsyetimin e kthimit të ligjit Presidenti i Republikës ka vendosur që ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e dispozitave.

Presidenti i Republikës vlerëson se, në kushtet kur Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat është funksion publik i deleguar dhe paraqet fazën përfundimtare të vënies në vend të së drejtës së fituar me vendim gjyqësor, çmon të domosdoshme që në këtë ligj mund të ishte parashikuar në mënyrë të kujdesshme dhe objektive edhe kryerja e një procesi rivlerësimi kalimtar (vetting) për të gjithë subjektet që gëzojnë certifikata apo licenca të ushtrimit të shërbimit përmbarimor privat, me qëllim rivlerësimin e aftësive të tyre profesionale, etike dhe morale.

Besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë nuk cenohet vetëm nga keqfunksionimi i sistemit gjyqësor, por dhe nga niveli i ulët i profesionalizimit të përmbaruesve gjyqësorë, si dhe niveli i ulët i ekzekutimit të titujve ekzekutivë.

Presidenti rithekson se mosekzekutimi i vendimit të gjykatës, bën që të drejtat e fituara të ngelen fiktive, duke sjellë kështu humbjen e besimit të publikut, jo vetëm te përmbaruesi por, tek i gjithë sistemi i drejtësisë edhe pse një segment i tij, nuk e ka kryer detyrën.

Nën këtë kontekst, në vlerësim të Institucionit të Presidentit të Republikës realizimi i një procesi rivlerësimi kalimtar (vetting) për trupën e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat mund të jetë i nevojshëm me qëllim që ai të kryhet paralelisht me rivlerësimin e sistemit të drejtësisë në tërësi, në mënyrë që asnjë pjesë e tij të mos infektojë pjesën tjetër.

Presidenti i Republikës, konstaton se gjatë procesit të diskutimit dhe miratimit të akteve në kuadër të realizimit të reformës në sistemin e drejtësisë, Kuvendi nuk i ka kushtuar të njëjtën vëmendje edhe reformimit të shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.

Presidenti konstaton se nuk i është kushtuar e njëjta vëmendje reformimit dhe përmirësimit të shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror. Në praktikën parlamentare nuk evidentohet i njëjti vullnet për të përmirësuar cilësinë e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close