Advertisements
News and Magazine

Presidenti Thaçi:Marrëveshja eventuale Kosovë – Serbi do të sjellë paqe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para se të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, ka mbajtur konferencë për media.

“Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ajo e ka mbështetur Kosovën. Në këtë forum do të diskutohet për aktualitetin që ka Kosova, do të prezantojë të arriturat e Kosovës, në 20 vjetorin e lirisë. Do të jetë një mundësi për të diskutuar për dialogun Kosovë Serbi dhe arritjen e marrëveshjes historike mes dy vendeve”, tha Thaçi.

Sipas tij dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pa kushte dhe do të rezultojë me marrëveshje, e cila do të përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve dhe njohjen nga pesë vende të BE-së, raporton RTKlive.

“Marrëveshja eventuale Kosovë-Serbi, do të sjellë paqe”, tha ai.

Sipas tij gjatë takimeve në forum do të kërkoj edhe përkrahje për liberalizim të vizave. “Koha është tani për liberalizim dhe nuk duhet të humbet kohë”, tha ai.

Thaçi tha se për tarifën ndaj mallrave, ajo duhet të mbetet në fuqi dhe nuk duhet të shikohet si kriter për viza.

Edhe në këtë konferencë Thaçi tha se do të punojë për bashkimin e Luginës me Kosovën, pa cenuar sovranitetin e Kosovës.

Për liderët e Serbisë, i pari i vendit vlerësoi se ata jetojnë në shekullin e kaluar.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close