Advertisements

Publikohet përmbajtja e letrës ftesë, me të cilën i është drejtuar Dodiku presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Sot ishte njoftuar nga mediat bosniake se kryesuesi i presidencës së BiH Milorad Dodik dërgoi një ftesë zyrtare për Hashim Thaçin për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sarajevë.

Së voni Klix.ba boton ekskluzivisht një fotografi të letrës që kryesuesi i presidencës së BiH, Milorad Dodik ia ka drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në Samitin e lartpërmendur , i cili këtë vit mbahet në Bosnje dhe Herzegovinë.

Në faksimiln e letrës ndër të tjera shkruhet nga Dodik se ka nderin ta thërrasë Thaçin në konferencën në Sarajevë.

Edhe pse pas njoftimit për ftesën vjen reagimi i këtyre nga kabineti i Dodikut ku thuhet se “Kosova nuk është ftuar si shtet i pavarur por si një subjekt i padefinuar me fusnotë”,megjithatë këto media shkruajnë :mënyra se si Dodik i drejtohet Thaçit përmes letrës shihet se Dodik është i kënaqur që ka nderin ta ftojë Presidentin e Kosovës. Në reagimin e Kabinetit të Dodik, u tha mbrëmë se ftesa u dërgua nga Presidenca e BiH dhe jo nga një anëtar i Presidencës së BiH. Sidoqoftë, letra e bashkangjitur thotë ndryshe.

Në fund të letrës, Dodik thekson rolin e rëndësishëm të Hashim Thaçit në nivel ndërkombëtar dhe thekson se ardhja personale e Thaçit në Sarajevë do të kontribuojë ndjeshëm në përcaktimin e sfidave me të cilat ballafaqohet kontinenti.

/Përgatitur nga :Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close