Advertisements

Puka në shkrimet dhe hartat e mesjetës e deri rreth vitit 1900-1910 identifikohet si Dukagjin.

Editor
Puka sot

Për disa e disa (sidomos ata që s’kanë lexuar përreth Pukës e historisë së mesjetës, në përgjithësi) që mund t’u duket çudi që Puka në shkrimet dhe hartat e mesjetës e deri rreth vitit 1900-1910 identifikohet si Dukagjin.
Princi i tyre Lekë Dukagjini. Ishin familja e Dukagjinit e jona (nga kjo krahinë) apo ne ishim gjint (populli) i Dukës Gjin (Gjin Tanushi)?
Një gjë është me siguri, që Puka ishte qëndra e popujve të Dukagjinit. Puka ishte zemra e Principatës së Dukagjinit dhe vetë Dukagjini si krahinë dhe vetë dukagjinasit si popull! Siç shihet dhe në hartë: Ducagins. (Dukagjinët).

Ka shumë e shumë shkrime që bëjnë lidhje mes këtyre dy pikëpyetjeve të fundit, nga shumë e shumë autorë. Po citojmë disa;

******

• Mes shumë prijësve të përmendur të Dukagjinit (Pukës), emrat e të cilëve mbijetuan dhe janë përmendur nga Marin Barleti, ishte dhe një farë Pal Ziu, një i afërm i Lekë Dukagjinit, sipas të cilit këtij të fundit, ka marrë emrin dhe kanuni.

– Hyacinthe HECQUARD, konsull francez.

• Në shek. e 13-të kishte shumë levizje të popullsisë në malet e Pashtrikut. Pjesë e kësaj levizjeje popullsie, lëvizi drejt Rrafshit të Dukagjinit. Një grup tjetër, përfshirë dhe atë të familjes së Murr Detit, lëvizi drejt maleve të Pukës, në anën e majtë të lumit Drin.
Kjo krahinë ndryshe quhet edhe Dukagjini i Vjetër.

– Julija Vladimirovna Ivanova, studiuese dhe historiane ruse.

• “Puka asht pjesë e popujve të Dukagjinit..”
“..Këta popuj të Dukagjinit (Puka), krenët e vet t’krishtenë, i quajnë në gjuhën e vet shqipe, qefali, që dmth kryeprijës…”
“…Popujt e Pukës, kanë shumë zakone fisnike dhe kështu sipas zakoneve të të moçëmve, ndër gostitë e veta, në rrugë e në punë këndojnë me za të naltë trimnitë e burrave të tyne të mëdhaj, e sidomos të t’pathyeshmit zot, Gjergj Kastriotit, të thanunit Skandërbeg dhe të përshndritshmit zot, Lekë Dukagjinit, princit dhe zotnisë së tyne…”

– Frang Bardhi.

• Sipas disa të dhënave në vendin e quajtur Kodër Hani mësohet të ketë qënë edhe qëndra e Dukagjinit ose siç njihet ndryshe Puka.

– Theodor Ippen, diplomat dhe albanolog austro-hungarez.

• Në Kodër Hani ka qënë një Kala e rëndësishme e cila ishte si qëndër e nahisë së Dukagjinit.

– Evlija Çelebi (kronikan e studiues osman)

• “…Papa Kalisti i VII-të i shkruan ipeshkvit të Sapës në vitin 1456 se “Fiset e Pukës përmenden si derë e dukagjinëve që përfshin territorin Lezhë-Prizren që në vitin 1216…”
“…Edhe Gjon Gaspëri shkruan se 1491 Dukagjini përfshinte Shalë, Shosh, të gjithë Pukën e deri në Prizren e Mirditë. Dhe se dukagjinët e Pukës dhe Iballes përbënin qëndren e dukagjinëve të Shqipërisë së Epërme.”

– Nga libri “Arsti dhe Miliskau”.

******

Harta ruhet në librarinë kombëtare të Francës, i përket vitit 1839 dhe ka titull: “Harta e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë “.

/P:F J

Loading...
Advertisements
Next Post

Studentët e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, përballen me probleme dhe vështirësi të shumta.

Disa prej tyre i thanë Radio Kosovës se përveç hapësirave të pamjaftueshme aty mungojnë edhe mjetet e nevojshme për punë praktike. Sipas studentëve, objekti nuk i plotëson as kushtet elementare, pasi që ai nuk është projektuar për fakultet të arteve. […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close