Advertisements

Qofte me oriz dhe djathë

PËRBËRËSIT PËR 5-6 PERSONA:
400 g oriz për supë, nga
ai që shton gjatë zierjes
3 kokrra vezë
1 bustinë shafran
1 copë djathë kaçkavall i grirë
1 djathë Mozzarella
bukë e thekur e grirë sipas nevojës
vaj për t’i skuqur
KOHA E PËRGATITJES: 40 MIN.

PËRGATITJA

Një natë më parë ziejmë orizin në një tenxhere me ujë të kripur ku kemi hedhur edhe një bustinë shafran. Kur të përfundojë së zieri, por jo të bëhet llaç, e kullojmë në një sitë të imët dhe e lëmë të ftohet.

>b>Të nesërmen

Në një tas hedhim orizin e zier, vezët, djathin kaçkavall, pak kripë e piper dhe i përziejmë të gjitha. Duhet të kemi një përzierje jo shumë të qullët.

Lagim duart dhe marrim pak nga brumi me oriz, vëmë në mes një copë Mozzarella, dhe i japim formë të rrumbullakët sa një kokërr arrë ose formë të stërzgjatur. I lyejmë në bukë të thekur të grirë nga të gjitha anët.

Vëmë në zjarr një tigan të thellë me shumë vaj dhe skuqim qoftet, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët.

I heqim dhe i vëmë në një pjatë ku kemi shtruar letër thithëse kuzhine, për t’u hequr vajin e tepërt.
I shërbejmë të ngrohta.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close