Advertisements
News and Magazine

Recetë për shpagetë me qofte

PËRBËRËSIT:

Për qoftet:

500 gr mish i bluar

1 qepë

2 thelpinj hudhre

2 rriska (pa kore) bukë e ndenjur

1 lugëzmustardë

2 lugë gjelle djath parmezan

magdanoz

Për salcën:

2 lugë gjelle miell

2 filxhanë ujë i vluar

1 lugëz piper i kuq

2 filxhanë salcë domatesh

kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle salcë soja

magdanoz

rigon.
-Në një enë të thellë përzieni të gjithë përbërësit për qoftet. Mbulojini me qese najloni dhe lërini të pushojnë në frigorifer për një orë.

Më pas nga masa me mish formoni toptha të vegjël. Topthat e fituar kalojini në pak miell e më pas skuqini në vaj të bollshëm.

Më pas, në vajin ku keni skuqur qoftet, shkrijeni gjalpën, shtoni miellin duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri derisa të ndryshojë ngjyrë.

Shtoni piper të kuq dhe vazhdojeni kaurdisjen derisa mielli të marrë një ngjyrë të mbyllët.

Shtoni ujin e vluar dhe trazojeni masën shpejt e shpejt me tel kuzhine, shtoni salcën e domates, salcën soja, erëzat sipas dëshirës dhe pak ujë të spaghetti të zier.

Në salcën e formuar, vendosini qoftet tashmë të skuqura, mbulojini me kapak dhe lërini të zihen bashkë me salcën edhe për disa minuta. Ato do të jenë të gatshme, në momentin që mbi salcë do të dalë yndyra.

Në fund bashkojini me pastat e ziera dhe shërbejini.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close