Advertisements

Revista “Akademia” në Trieste

Më 11 qershor, në një ndër lokalet historike të Triestes, janë prezantuar numri i katërt dhe i pestë i revistës për kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, botim i Shtëpisë Botuese “Armagedoni” në Prishtinë.

Prezantimin e revistës e ka hapur kritiku letrar EnzoSantese, i cili ka folur për vlerat e revistës dhe u ka bërë analizë teksteve të shkrimtarëve italianë të cilat janë botuar në numrin e katërt të revistës. Gjithashtu, Santese ka çmuar shumë edhe punën e përkthyeses Leonora Buçinca për t’i përkthyer 40 poezi të 20 poetëve bashkëkohorë italianë dhe publikuar në revistë.

“Jemi në epokën e kapitalizmit. Sot, edhe pse mendojmë seaskush nuk do t’ia dijë për vlerat e vërteta, gabohemi, sepse ka disa njerëz në botë që kujdesen për to. Neve derën e bashkëpunimit mund të na hapte edhe ndonjë revistë prestigjioze sllovene apo austriake. Ja ku i kemi, në prag të shtëpisë, matanë rrugës. Por, këtë vepër madhështore që e bëri revista ‘Akademia’ për të gjithë ne, s’e bënë as sllovenët e as austriakët. E bëri Prishtina. E bëri shtëpia botuese ‘Armagedoni’. E bëri poetja dhe përkthyesja LeonoraBuçinca. E bëri zemra e madhe e një kryeredaktori shqiptar, e Beratit që, siç më ka thënë Leonora, punon pa ndalur për kulturën, sepse e do, e respekton dhe e nderon punën e vet dhe të të tjerëve. Kjo revistë, përpos që ringjalli të vdekurit në gjithë botën, ua rriti jetën të gjallëve me përfshirjen e teksteve të shkrimtarëve të kombësive të ndryshme shkruar ndër vite. Kush thotë sot që Kosova është e largët, larg nesh, e ka gabim. Kosova tani është më afër nesh se shtetet e tjera fqinje. Dua ta vizitoj këtë shtet të sapolindur sa më parë”, ka thënë kritiku italian Santese, i cili, nëpërmjet bashkëpunimit të përkthimit të teksteve nga gjuha shqipe në italiane, ka komentuar edhe disa prej teksteve të autorëve shqiptarë dhe të huaj që janë prezantuar në numrin e katërt dhe të pestë të revistës.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close