Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Rikthehet “urbani i muzikës”

ATSH/ – Artistët u kthyen sërish në “Urbanin e muzikës”. Pasagjerët e urbanit të linjave Kombinat-Kinostudio, Unazë e brendshme stacioni Parku Rinia dhe Tiranë e Re përjetuan një udhëtim ndryshe.

Instrumentistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor luajtën muzikë nga të gjitha trevat e Shqipërisë për pasagjerët. Ata shijuan këngët e interpretuara me instrumente nga artistët duke u bërë dhe vetë pjesë e saj.

Udhëtarët shijuan sot një festë në urban kur muzika dhe tradita jonë erdhën në këtë mënyrë mjaft origjinale.

“Artistët u kthyen sërish në “Urbanin e muzikës”. Instrumentistët e Ansamblit Popullor dhanë koncert në tri linja të tjera urbane, në Tiranë. Pas një prove të parë, sërish mes njerëzve, për t’u ofruar energji pozitive, që në orët e para të mëngjesit. Jemi në Muajin e Muzikës”, tha ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close