Advertisements

RTK-Dimiq, njëri nga drejtorët e BIA-s, ka kërcënuar ish Presidentin amerikan Bill Clinton.

Bojan Dimiçi i njohur si një prorus, kërcënimin e ka bërë hapur në në profilin e tij në facebook me rastin e 20-vjetorit të fitores së NATO-s dhe UÇK-së ndaj forcave të armatosura serbe dhe ish-Republikës Federative të Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit.

Postimi i Dimiçit ilustrohet me foton falenderuese nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës në disa gjuhë.

Postimi i plotë i Dimiçit:

“Falenderim ish-presidentit amerikan Bill Klintonit, i cili sapo aterroi në Aeroportin e Prishtinës. Shqiptarët i falënderohen, serbët i dëboi nga Kosova, kurse koha do të tregojë nëse ky njeri ka pasur rol kryesor në ndonjë gjykim objektiv historik të agresionit të NATO-s në Republikën Federative të Jugosllavisë!”

Përndryshe, Bojan Dimiçi është një serb që është rritur në Prishtinë, me akuza të shumta nga shtypi serb për shumë keqpërdorime e përfshirje në akte kriminale. Në kuadër të shërbimit serb, udhëheq drejtorinë për terrorizëm e krim të organizuar.

Njëkohësisht, është drejtor edhe në klubin e futbollit beogradas “Crvena Zvezda”, i njohur në vazhdimësi për udhëheqjen nga kriminelë serbë, siç ishte dikur Zhelko Razhnjatoviç – Arkani, bashkëshorti i këngëtares së folkut serb Ceca./rtklive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close