Advertisements

RTK-Pse Krasnichenkov ishte te barrikadat kur stafi i UNMIK-ut ishte udhëzuar të qëndrojë në shtëpi?

RTK ditë më parë ka trajtuar temën për përfshirjen e zyrtarit rus të UNMIK-ut, Mikhajl Krasnochenkov, në përkrahje të serbëve të veriut për ta bllokuar operacionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar në atë pjesë.

RTK pat shtruar shumë pyetje rreth prezencës së zyrtarit rus në këto protesta, pasi që stafi i UNMIK ishte paralajmëruar që të rrinë në shtëpi atë ditë. Por Zëdhënësja e UNMIK-ut kur është pyetur nga RTK pse Krasnichenkov ishte te barrikadat kur stafi i UNMIK-ut ishte udhëzuar të qëndrojë në shtëpi atë ditë, ajo nuk e pranoi që stafi ishte udhëzuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në një intervistë për RTK pat thënë se stafi i UNMIK-ut ishte në detyrë atë ditë për të monitoruar ngjarjen.

“Ne e kemi kuptuar se stafi i OKB-së në fjalë, po kryente përgjegjësitë e tyre për të monitoruar dhe raportuar për një situatë të zhvilluar, në përputhje me mandatin e UNMIK-ut”, ka thënë për RTK zëdhënësja e UNMIK.

Por një komunikim zyrtarë që RTK e ka siguruar nga burimet e veta, tregon qartë se UNMIK i kishte urdhër stafit të vet të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të operacionit policorë.

Në një email që Danilo Rosales-Diaz, udhëheqës i zyres rajonale të Mitrovicës në UNMIK, i dërgon stafit të UNMIK-ut të katër komunave veriore, shihet qartë se stafi ka qenë i detyruar të qëndrojë në shtëpi ditën e operacionit policor.

“Deri në njoftimin e ardhshëm, i gjithë stafi  në katër komunat veriore këshillohen të rrinë në shtëpi. Aksioni aktual i policisë i ka cak katër komuna.

Për hollësi do të njoftoheni më vonë”, thuhet në emailin zyrtarë që z.Rosales-Diaz ua kishte dërguar stafit të tij.

Gjithashtu RTK ka siguruar edhe sms-ët me të cilët ishin marrë vesh stafi i UNMIK-ut atë ditë.

“Përderisa po vazhdon operacioni policorë në veri, deri në një njoftim tjetër, stafi këshillohet të shmang të gjitha lëvizjet prej SA-1 deri te SA-2; stafi i SA-2 këshillohen të punojnë nga shtëpitë e tyre”, shkruhet në sms që ka qarkulluar te të gjithë stafi i UNMIK në katër komunat veriore.

Këto fakte të siguruara nga RTK dëshmojnë edhe njëherë se prezenca e zyrtarit rus, Mikhael Krasnechinkov te barrikadat ku i kishin vendosur serbët për ta penguar operacionin policor të Kosovës, ishte e dyshimtë./rtklive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close