Advertisements

Sekretari gjeneral i NATO-s, Stoltenberg:Bombardimi i RFJ-së (Serbisë) ishte i ligjshëm dhe i domosdoshëm

Sekretari gjeneral i NATO-s jens Stoltenberg ka përsëritur edhe njëherë për të gjithë ata të cilët ende e vënë në dyshim intervenimin e aleancës më të madhe dhe bombardimin e RFJ (Serbisë) se ajo ishte legjitime dhe e domosdoshme .

Refugjatët mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe KFOR-i ndihmoi për të krijuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjithë, duke përfshirë komunitetet serbe, tha ai.

“Unë e di se NATO ende po shkakton polemika në Serbi, shumë prej të cilëve ende kanë përkujtime të dhimbshme nga fushata ajrore në vitin 1999. Akoma më e vështirë për ata që humbën të dashurit.” Çdo jetë e humbur e pafajshëme është një tragjedi dhe ne njejmë shumë keqardhje “, tha Stoltenberg për “Politika”beogradase.

Ai përsëriti atë që tha gjatë një vizite në Serbi tetorin e kaluar, se , “kjo fushatë nuk ka qenë kurrë e drejtuar kundër popullit serb”. “Përkundrazi, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve në rajonin e gjerë duke ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviçit, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi.Nuk duhet ta harrojmë të kaluarën por duhet të mësojmë prej saj dhe ta lëmë pas” Vuri në dukje Stoltenberg.

Përgaitur nga Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close