Advertisements
News and Magazine

Serbia që po zhduket

Mediat serbe njoftojnë se sipas tyre gjendja sa i përket shtimit të popullsisë është dramatike.Prej 4,700 vendbanimeve në Serbi, 1,200 janë në zhdukje, ndërsa 1,000 fshatra kanë më pak se 100 banorë dhe në më shumë se 200 fshatra nuk ka njerëz nën moshën 20 vjeç.

Kjo u tha nga aktori Nenad Jezdiq, në një seancë konstituive me rastin e formimit të Ekipit Kombëtar për Përtëritjen e Fshatit serb, ku morën pjesë edh Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç,njoftojnë këto media.

Sot në katunet e Serbisë, ka 260,000 “djem” të moshës 40-50 vjeç dhe rreth 100,000 vajza të së njëjtës moshë, të cilët ende nuk i kanë krijuar familjet e tyre.
Sipas Jezdiq “sundues okupator të ndryshëm janë munduar ta shkaterrojnë popullin serb,por që kjo është e harruar përderisa një rrezik i ri po kanos popullin serb e që është ‘mortaja e bardhë'”

“Epidemia vdekjeprurëse e vendit po përhapet në skajin e anësor të vendit dhe kërcënon të përfshijë katunin serb, i cili mbajti Serbinë,dhe na ushqeu . Me zhdukjen e fshatit, edh Serbia do të ishte zhdukur”, brengoset Jezdiq.

/Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close