Advertisements

Shakira para drejtësisë

ATSH-AFP/ – Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira do të merret në pyetje nga një gjyqtar spanjoll me dyshimin për evazion fiskal, një seancë e planifikuar fillimisht për në 12 qershor, por që u përshpejtua si afat për të enjten, njoftuan autoritetet gjyqësore.

Seanca dëgjimore është parashikuar për në gjykatën e Esplugues de Llobregat, në afërsi të Barcelonës, aty ku banon dhe këngëtarja me bashkëshortin e saj, mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Piqué.

Në muajin shkurt, gjykata e Esplugues i cilësoi të pranueshme hetimet e prokurorisë ndaj këngëtares.

Ministria Publike e akuzon Shakirën se nuk ka paguar taksat në Spanjë mes periudhës 2011-2014, ndërkohë që ajo banonte aty.

Hetimet përfshijnë gjithsesi vetëm periudhën 2012-2014, faktet të cilat datojnë në 2011 ishin vendosur më parë.

Zyrtarisht, këngëtarja i ka paguar taksat në Bahamas deri në vitin 2015 dhe më pas në Spanjë, një transferim shumë i vonuar sipas prokurorisë./

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close