Advertisements

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Gjeneral Shundov në Kosovë:Të forcohet bashkëpunimi bilateral për mbrojtjen e dy shteteve nga eksperienca e ushtrisë Kroate

Ai me këtë rast ka vizituar në Ministrinë e Mbrojtjes ku u prit me ceremoni shtetërore nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, e më pas u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Rrustem Berisha.

Është mbajtir  një konferencë e përbashkët për media.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, tha se ka ardhur në Kosovë për të dëshmuar edhe njëherë bashkëpunimin e mirë ndërmjet të dy vendeve

Madje ai ka siguruar mbështetjen e ushtrisë së vendit të tij për të ndarë eksperiencat me Kosovën, për anëtarësim në NATO dhe për thellimin e bashkëpunimit për qëllim të forcimit të paqes në regjion.

“Gjithmonë ekziston bashkëpunimi dhe përparimi i bashkimit mes dy shteteve për zhvillimin e mëtutjeshëm, bashkëpunimi bilateral për mbrojtjen e dy shteteve nga eksperienca e ushtrisë Kroate për anëtarësimin në NATO për forcimin e bashkëpunimit për qëllim të forcimit të paqes në regjion”.

“Shpreh një fushë të bashkëpunimit shkollimi në shkollën ushtarake në 40 pjesëtarë vijohet shkollimi për mua është me rëndësi sepse investohet në të ardhmen kur kadet të rinj njoftohen me toger dhe nëntoger ky është garanci për të ardhmen dhe ata do gradohen”.

Ai ka ftuar pjesëtarët e FSK-së që t’i përdorin prodhimet për çështje të sigurisë të Kroacisë sepse ushtria e tyre po këto i përdorë dhe janë të sigurta.

“Ne jemi dy popuj që njohim njëri tjetrin thërras FSK-në të përdorin prodhimet për çështje të sigurisë të Kroacisë janë produkte të sigurta sepse ushtria kroate përdor këto prodhime për misione si janë pistoletë, pushkët pjesët e uniformës, helmeta etj”, tha ai.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se Kroacia është një shtet që gjithnjë i ka qëndruar përkrah Kosovës.“Falënderoj për bashkëpunimin tonë me shtetin kroat është e rëndësishme që festojmë 20-vjetorin e çlirimit të vendit dhe falënderoj gjeneralin për mbështetjen në gjitha fazat tani e kemi përkapjen e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë dhe ofricerët e tyre kanë qenë gjithmonë në nivelin që duhet te jenë”.

Ai tha se synim është që Kosova të bëhet sa më parë pjesë e iniciativave të strukturave euro-atlantike dhe të marrin përvoja nga shteti kroat.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close