Advertisements

Shkrimtari malazez ,Ceroviq: SPC-Kisha pravosllave serbe me dhunë dëshiron të krijojë një “Serbi të madhe”

Miratimi Projektligjit të propozuar për fetë në parlamentin malazez ka mprehur retorikën në nivelin më të lartë Beograd-Podgoricë.

Përderisa qeveritar e klerik si dhe fytyra të tjera publike të ngarkuara me shovinizëm serb kanë reaguar dhe kërcënuar duke e quajtur si “përvetsim # të Kishës sllave serbe ,edhe reagimet nga pala malazeze janë të ashpra dhe plot argumente mbi këto insinuata që vijnë nga serbet dhe serbofilët.

Mediat malazeze kanë paralajmëruar edhe ardhjen e organizuar të besimtarëve nga Serbia dhe Republika Srpska në Podgoricë në asamblenë e Mitropolisë crnogorsko primorske,me qëllim provokimi si dhe një lloj porosie nga Beogradi në lidhje me këtë ligj.

Kështu presidenti i parlamentit të Malit të zi Ivan Brajoviç i tha Radios së Malit të Zi se kjo ështe “manipulim perfid i orientuar drejt vlerave materiale, jo shpirtërore”.

Ai vuri në dukje se me vullnetin e qytetarëve, shumica në parlamentin malazez përfaqëson qartë pikëpamjet promalazeze dhe jo anti-malazeze mbi çështjen e shtetit dhe kishës.

Përderisa publicisti dhe shkrimtari i bjohur malazez Rako Ceroviç beson se mesazhet e ashpra nga Serbia lidhur me ligjin e propozuar janë të papërshtatshme dhe përfaqësojnë, siç thotë ai, ndërhyrje direkte në politikën e brendshme të Malit të Zi.

Ceroviq

Ceroviqi, i cili në mënyrë të qartë deklaroi se duhet t’i rikthehet autoqefalia Kishës malazeze, për t’u korigjuar padrejtësia historike dhe se shteti ka dështuar, sepse SPC-ja me dhunë dëshiron të krijojë një “Serbi të madhe” dhe gjithashtu të vizatojë një hartë të një krijese të tillë .

“E gjithë Evropa dhe e tërë ish-Jugosllavia , pa Serbinë, e dinë se malazezët janë një komb, askush nuk e vë në pikëpyetje, vetëm serbët.” Ky kompleks i imperializmit serb ndaj Malit të Zi është thjesht i pashërueshëm “, tha Ceroviq.

/Përgatitur nga Xh.Arifi për Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close