Advertisements

Shpërthimi i ri i frikshëm i Ebolës në Afrikë

Udhëheqësi i një organizate bamirëse mjekësore tha se shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikën qendrore “është vërtet i frikshëm”.

Gati 1,400 vetë kanë vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, që nga rasti i parë me Ebola në këtë vend, që është shfaqur gushtin e kaluar.

Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Wellcome Trust, me seli në Londër, tha se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe se nuk tregon “shenja të ndalimit”

“Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë”, tha ai.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.

Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close