Advertisements

Shtetet e Bashkuara nisin hetime ndaj kompanive më të mëdha të teknologjisë

Editor

Ligjvënësit amerikanë hapën hetime ndaj disa kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve premtoi se do të rishikojë “nga fundi në krye fuqinë e tregut, që kontrollohet nga platformat gjigante të teknologjisë”.

Asnjë kompani nuk u përmend me emër, por ekspertët e industrisë konstatuan se hetimet, të parat e këtij lloji nga Kongresi, kanë në shënjestër kompanitë: Facebook, Google, Amazon dhe Apple.

Raportet e publikuara në mediat amerikane thanë se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë praktikat e konkurrencës në Google.

Sipas gazetës Wall Street Journal, Komisioni Federal i Tregtisë i ka siguruar të drejtat për të hetuar Facebook-un.

Pas këtyre lajmeve, çmimet e aksioneve të të katër kompanive ranë ndjeshëm.

Në SHBA ka pasur presion në rritje për hetimin e këtyre kompanive.

Në Evropë, ndërkaq, hetimet e ngjashme kanë rezultuar deri më tash me miliarda dollarë gjoba për Google.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen?

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë vetë. Perry Link thotë pse është i rëndësishëm përkujtimi i shtypjes së kryengritjes studentore. Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close