Advertisements

Shtime:Është bërë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut

Pas reshjeve të shiut ditëve të fundit në komunën e Shtimes, Komisioni Komunal për vlerësimin e Dëmeve, ka pranuar kërkesat e para për dëmet e paraqitura nga qytetarët dhe ka filluar me evidentimin dhe vlerësimin e tyre.

Halil Halili, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Shtimes, në emisionin ‘Studio të Hapur’ në RTK3, tha se dëmet janë të konsiderueshme në disa fshatra të kësaj komune.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë identifikimin dhe vlerësimin e parë të dëmeve, tani ende jemi në pritje të kërkesave të fermerëve”, tha ai.

Halili sqaroi se fermerët kanë një afat kohor prej 7 ditësh pas ndodhjes së dëmeve t’i paraqesin ato, pas kësaj Komisionit komunal i përbërë nga ekspert të fushave të ndryshme del në vendin e ngjarjes dhe bënë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve.

“Kemi vështirësi në kompensimin e dëmeve, sepse fondi i komunave tona është i pamjaftueshme për kompensimin e tyre, por ne i procedojmë kërkesat e qytetarëve dhe i adresojmë ato në  Ministrit relevante, si ajo e Bujqësisë dhe Financave”, tha ai.

Halili sqaron se po shqyrtohet edhe mundësia që Komuna të ketë një fond emergjentë par raste të tilla, kjo do të përshpejtonte edhe kompensimin e dëmeve, çka për fermerët që burim të vetëm të ekzistencës i kanë të ardhurat nga bujqësia, është shumë e rëndësishme.

“Demet nga fatkeqësi natyrore vitin e kaluar kanë qen 70 mije euro, ata janë kompensuar sipas vlerësimit të ekspertëve të dhe nuk ka pas ankesa nga qytetarët. Kemi përvojë të mirë nga viti i kaluar për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve dhe shpresojmë që edhe këtë vit do t’ia dalim më sukses” tha Halili.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close