Advertisements
News and Magazine

Si ndikon zëri i prindërve te fëmijët

Një hulumtim i realizuar në Universitetin Brigham Young në Utah, i botuar në revistën Infant Behavior and Development, është realizuar me një grup të porsalindurish të cilën janë përfshirë në disa testime të veçanta.

Në praktikë, autorët kanë monitoruar lëvizjet e syve që kryhen duke parë imazhet dhe në të njëjtën kohë, duke dëgjuar një zë, i cili mund të ishte neutral, i lumtur ose i zemëruar. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse lloji i tingujve mund të ketë ndonjë ndikim në mënyrën e perceptimit të stimujve dhe në kapacitetet e vëmendjes dhe kujtesës.

Analiza e rezultateve tregoi se në të vërtetë reagimi i fëmijëve ndaj imazheve ndryshoi në lidhje me tingujt që i shoqëruan ato. Kur shikimi i një fotografie shoqërohej me dëgjimin e një zëri pozitiv dhe të lumtur, fëmijët treguan më pak vështirësi në kujtimin e saj. Përkundrazi, në qoftë se fotoja shoqërohej me një zë neutral apo të zemëruar, kujtesa e të vegjëlve u lëkund.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close