Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Simptomat e diabetit , tipi ll

ATSH/ -Diabeti i tipit 2 është diabeti më i shpeshtë, i cili shfaqet në 90% të rasteve, kryesisht në moshë të madhe.

Karakterizohet nga një problem i dyfishtë, nuk prodhohet sasia e duhur e insulinës që ka nevojë organizmi, ose insulina e prodhuar nuk vepron në mënyrë të kënaqshme, e njohur si rezistenca ndaj insulencës. Në të dyja rastet pasoja është rritja e nivelit të sheqerit në gjak, hiperglicemia.

Përveç trashëgimisë, duhen mbajtur parasysh disa faktorë të tjerë risku, mes tyre obeziteti, ku insulina prodhohet, por jo sa ka nevojë trupi. Po ashtu jeta sedentare dhe stresi janë faktorë të tjerë risku.

Po ashtu edhe tensioni i lartë, kolesteroli dhe trigliceridet, janë faktorë risku.

Disa nga simptomat e diabetit të tipit 2 janë ndjesia e lodhjes, nevoja e shpeshtë për të urinuar gjatë natës, etje e pazakontë, humbje peshe e papritur, mjegullim shikimi dhe vështirësi në shërimin e plagëve. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close