Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Sot fillon faza e pare e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm procesin.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:

7 qershor             Parku i Qytetit, Aktash, qyteza Pejton, qendra, lagja e Muhaxherëve, l
agja Vellushë (blloqet te shtëpia e pleqve), lagja Tophane

8 qershor             Lagjet Dardania, Lakrishtë, Arbëri, Ulpiana,  fshati Shkabaj, zona industrial,

kazerma  Adem Jashari

9 qershor             Prishtina e Re (Lagjet Veternik, Qëndresa, lagja NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

10 qershor          Lagja Bregu I Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re

11 qershor          Lagja Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe
12 qershor          fshati Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll dhe Vranidoll

Bashkëpunimi i qytetarëve  është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit të i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv./rtklive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close