Advertisements

Sot në Klinë nis festivali folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor.

Sivjet është edicioni 19-të me radhë i festivalit nis në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit -Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Në hapjen solemne të festivalit para Kullës muze, më këngë e valle do të paraqitën grupe artistësh rapsodë e instrumentistë nga Kosova dhe Shqipëria. Po ashtu, sivjet bëhet edhe inaugurimi i oborrit të Kullës muze, investim i komunës së Klinës. Është bërë shtruarja me rrasa gurësh dhe shkallët në marrë formë të një amfiteatri.

Ndërkaq e para që do të paraqitet në skenë është AKV “Jehona e Dukagjinit” nga Klina.
Pastaj do të paraqitën edhe grupe e shoqëri artistike e rapsodë. Në Çabiq do të shtrohet edhe sofra tradicionale e këtij fshati, ku në nderim të festivalit dhe të bashkëfshatarit e komandant Mujës do ta shtrojnë sofrën tradicionale me ushqimet tradicionale.

Ndërkaq, në qytetin e Klinës, gjatë ditës do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera. Në Sheshin Mujë Krasniqi do të bëhet parakalimi i shoqërive dhe grupeve artistike, ku do të hedhet vallja dhe do të këndohet për Mujën dhe trima të tjerë të UÇK-së. E veçanta e festivalit të sivjetmë është se ai do të mbahet në Sheshin “Mujë Krasniqi”, para shtatores së heroit të kombit, ku është ngritur edhe bina e posaçme për këtë manifestim folklorik mbarëkombëtar.

Mbrëmja e parë konkurruese do të fillojë në mbrëmje konkurruese, ku në skenë do të paraqitën shoqëria artistike, ansamble e rapsodë nga Hani i Elezit, Burimi, Gjakova, Shkodra, Lushnja, Deçani, Tropoja, Zvicra, Turqia, e të tjerë. Edhe në dy netët të tjera do të vazhdoi konkurrimi.
Në përmbyllje të festivalit ndahen edhe çmimet kryesore të festivalit.

Çmimi kryesor është ai i Mujë Krasniqi, vendi i dytë, vendi i tretë, teksti më i mirë i këngës, interpretuesi më i mirë, çmimi i publikut, vallja më e mirë, instrumentisti më i mirë, veterani i festivalit, veshja më autentike, e të tjerë.

Drejtori i festivalit, Alban Gashi, ka thënë se, i kanë bërë përgatitjet e duhur për mbajtjen me sukses të këtij festivali. “Këtë vit jemi përpjekur që të sjellim risi në festival, sepse është me karakter ndërkombëtar e mbahet në datëlindjen njërit nga figurat më të ndritshme të UÇK-së, i cili njëkohësisht ishte edhe rapsod i njohur. Në festivalin e sivjetmë do të marrin pjesë artistë, rapsodë e valltarë nga të gjitha trojet shqiptare”, u shpreh Gashi.

“Edhe sivjet kemi pjesëmarrës te të gjitha trojeve shqiptare, ku në skenë do të ngjiten për tri ditë rresht këngëtarë, valltarë e instrumentistë për të shpalosur vlera, e tradita kombëtare. Pjesëmarrja është masovike, do të jenë rreth 700 pjesëmarrës”, ka thënë drejtori i Festivalit Alban Gashi.

Sokol Krasniqi, bashkëfshatar dhe bashkëluftëtar i Mujës ka pohuar ndihen krenar që festivali nis nga Çabiqi dhe identifikohet me komandant Kapuçin.

Ndërkaq, drejtori Komunal i Kulturës në Klinë, Skënder Merturi, ka treguar se komuna sivjet e ka mbështetur festivalin financiarisht si dhe ka angazhuar një staf komunal për mbarëvajtjen e festivalit.

Ai ka theksuar se është bërë planifikimi i pritjes, përcjelljes dhe akomodimit të mysafirëve.

Ndërkaq, Daut Gashi, në emër të drejtorisë Artistike ka theksuar se kanë bërë përzgjedhjen me kohë, të grupeve, ansambleve, rapsodëve nga e gjithë gjeografia shqiptare, për të sjellë në skenë vlerat e mirëfillta të folklorit tone burimor. Hapjen solemne të festivalit në Çabiq, sivjet do ta bëj Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Jehona e Dukagjinit” nga Klina, që është themeluar kohë më pare. Në Çabiq do të paraqiten edhe grupe të tjera muzikore, instrumentistë e rapsodë të tjerë.
Festivali Folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezajt. Sponsor medial është RTK-ja, kurse zëdhënës i festivalit është Enver Maloku.

Edhe sivjet vlerësimin do ta bëjë juria profesionale prej tre anëtarësh, profesionistë nga të gjitha fushat, të folklorit, koreografisë, valleve, instrumenteve e të tjera.

Ndërkaq, gjatë mbajtjes së festivalit folklorik, “I këndojmë lirisë”, botohet edhe revista periodike, “Lyra”, e cila përfshinë të gjitha aktivitetet që zhvillohen në kuadër të festivalit, duke përfshirë edhe kronikat e të tri netëve të festivalit.

Autor: RTKlive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close