Advertisements

“The New York Times”: Pavarësisht protestave, Rama ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së

/ATSH/- Media prestigjioze The New York Times i ka kushtuar një artikull protestave që po ndodhin në Ballkan.

The Ne York Times shkruan se nga Bosnja në Serbi, madje edhe në Shqipëri, qytetarët kanë marrë rrugët për të protestuar ndaj një epidemie të pakënaqësisë.

Në fund të artikullit media amerikane fokusohet tek protesta në Shqipëri ku ndër të tjera  shkruhet se “pavarësisht tubimeve kryeministri Rama ka mbështetjen e SHBA-se dhe BE-së është i sigurt në pushtet”.

“Në Shqipëri, protestuesit kanë organizuar tubime prej disa muajsh, madje janë përpjekur të sulmojnë parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017. Megjithatë, z. Rama, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, duket i sigurt në qeverisje. Shumë në Ballkan kishin shpresa se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian mund të përforconte demokracitë e reja. Ndërsa zyrtarët në Bruksel janë të interesuar më shumë për të shmangur  kërcënimet që vijnë nga nacionalistët brenda bllokut, interesi kryesor i Bashkimit Europian në Ballkan mbetet stabiliteti, madje edhe në kurriz të institucioneve demokratike, thonë kritikët”, përfundon shkrimi për Shqipërinë në The New York Times./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close