Advertisements

Tiranë-Arrestohen 4 policë, 6 të tjerë pezullohen nën akuzën për kontrabandë

ATSH/- Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Drejtorinë e Doganave, përmes një deklarate për mediat kanë zbuluar detaje në kuadër të operacionit të kryer dje ku u arrestuan 4 punonjës policie dhe u pezulluan nga detyra 6 të tjerë.

Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Elizabeta Imeraj, gjatë deklaratës për mediat, tha se rasti është sinjalizuar dhe nga autoritetet franceze.

“Ky kontrabandim është sinjalizuar edhe nga autoritetet franceze dhe më pas me bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare, është bërë e mundur dokumentimi i plotë i një sërë rastesh abuzive. Prokurori ka kryer hetime intensive për kontrabandën edhe për shpërdorimin e detyrës.  Pjesë e kësaj veprimtaria janë edhe Punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë shpërdoruar detyrën apo duke u bërë pjesë e veprimtarive”, tha Imeraj.

Prokurorja Mirela Çano Zavalani, hetuesja e çështjes, gjatë deklaratës bëri të ditur se bëhet fjalë për hetimin e një rasti të kontrabande automjetesh, hetim i nisur në shkurt, teksa arrestimet e para janë realizuar në muajin prill. Sipas saj, Arben Grabovari, shtetasi i ndaluar në muajin prill, rezulton se ka futur në Shqipëri 53 makina pa zhdoganuar, duke i përdorur automjetet për qëllime të ndryshme.

“Prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit, shtetas shqiptarë me pasaportë greke. Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek. Gjatë hetimit rezultoi se nga vitit 2017, deri në muajin prill 2019, ky shtetas ka hyrë 53 herë me mjete tokësore, me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm, teksa ka rezultuar se ka dhe shmangie të detyrimeve 4.5 milionë lekë. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre. Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për ti përdorur edhe për qëllime të tjera, për të cilat po hetohet”, tha prokurorja.

“Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të pa-identifikueshme duke u shënuar vetëm autoveturë. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat. ku policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse. prandaj dhe po hetohet për shpërdorim detyrë të 10 punonjës policie, 4 janë me masën “Arrest me Burg”. Të ndaluarit ishin pjesë e policisë kufitare të Sarandës, në pikën kufitare “Qafë Botë”, ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar nga Kapshtica dhe Tre Urat. Ka edhe punonjës të tjerë të përfshirë që po hetohen”, theksoi prokurorja Mirela Çano Zavalani.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close